Arben Kumbaro: Juria, qëndrim moral ndaj Virion Graçit

03/02/2005 Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkon përjashtimin e shkrimtarit Virion Graçi nga kolana “Evropa, atdheu i përbashkët”; OMBRA GVG jep dorëheqjen nga botimi i kolanës për shkak të fyerjes publike; Ministria e Kulturës: Juria do të mbajë qëndrim moral
Për herë të parë, Shoqata e Botuesve Shqiptarë tregon unitetin për mbrojtjen e interesave të një shtëpie botuese, duke iu kundërvënë një shkrimtari.
Botuesit, një ditë më parë i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës me një letër të hapur “për fyerje publike ndaj botuesit të “OMBRA GVG” nga dekani i Universitetit të Gjirokastrës, Virion Graçi, në gazetën e përditshme “Tema”.
Në letër thuhet se është tejkaluar kodi i etikës së shtypit dhe janë shkelur në mënyrë flagrante të gjitha rregullat dhe kodet e etikës njerëzore.
Duke denoncuar “sjelljen prej huligani dhe interesash të vogla” të krijuesit Virion Graçi, shoqata e botuesve i ka kërkuar ministrit të Kulturës, Blendi Klosi, që të mos përfshihet në kolanën e projektit “Evropa, atdheu i përbashkët”, një aksion letrar që u mbyll në qershorin e vitit që shkoi. Diskutimi i përjashtimit të Graçit nga kolana, sipas Arben Kumbaros, këshilltarit të ministrit të Kulturës, do të bëhet vetëm nga juria që përzgjodhi dhjetë më të mirët e letërsisë së re shqipe. Qëndrimi pritet të jetë më tepër moral.
Por, arsyet pse është ndezur kjo polemikë, siç duket ka qenë vendimi i Ministrisë së Kulturës për t’ja dhënë të drejtën e botimit të kolanës shtëpisë botuese “OMBRA GVG”. Menjëherë pas deklaratave të Graçit, botuesi i OMBRA-s, Gëzim Tafa ka dhënë dorëheqjen nga botimi i kolanës së dhjetë autorëve, sipas projektit për nxitjen e letërsisë së re bashkëkohore.
Ndërsa kërkesa e autorëve ka qenë zbatimi i kontratës, ku thonë se ishte parashikuar organizimi i tenderit për kolanën e re. Menjëherë pas kësaj situate, këshilltari i ministrit të Kulturës, Arben Kumbaro është shprehur se, botuesi është ofenduar rëndë nga Graçi, dhe se “OMBRA GVG", është e vetmja shtëpi botuese që boton letërsinë e re shqiptare. Nga ana tjetër, Kumbaro, shpjegon se në kontratë ka qenë i lirë botimi i veprës nga autorët; secili mund ta botonte më vete ose të bënin një zgjedhje të përbashkët serioze.
Meqë u vendos që autorët të përfshiheshin të gjithë në një kolanë, me të drejtën për t’u botuar nga një ent botues, Kumbaro tha se, me OMBRA GVG kishte lidhur një kontratë morale, dhe se nuk është firmosur asnjë letër zyrtarisht. “Nuk ishte nevoja të bënim tender për 10 libra”, është shprehur Kumbaro. Ndërsa për kërkesën e “letrës së hapur” të Shoqatës së Botuesve, për përjashtimin e shkrimtarit Virion Graçi nga kolana “Evropa, atdheu i përbashkët”, Kumbaro thotë se është në dorë të jurisë që dha vlerësimet për dhjetë më të mirët e letërsisë së re shqipe.
LETËR E HAPUR
PËR FYRJEN PUBLIKE NDAJ BOTUESIT TË “OMBRA GVG”
zotit Blendi KLOSI
ministër i Kulturës, Rinisë e Sporteve
Për dijeni: Dekanatit të Universitetit “Eqerem Çabej”
GJIROKASTËR
I nderuari zoti Ministër,
Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka ndjekur me shqetësim këto ditë sulmet e bëra nga shkrimtari i ri Virion Graçi, në gazetën “TemA”, kundër kolegut dhe anëtarit aktiv të Shoqatës sonë, Gëzim Tafa, president i Shtëpisë së Librit OMBRA GVG. Me keqardhje vërejmë se është tejkaluar kodi i etikës së shtypit dhe janë shkelur në mënyrën më flagrante të gjitha rregullat dhe kodet e etikës njerëzore.
Prandaj:
- Duke qenë të bindur se sulmet ndaj kolegut tonë tejkalojnë çdo princip moral e profesional,
- duke qenë se këto janë sulme që tejkalojnë marrëdhëniet dhe detyrimet reciproke autor – botues dhe janë prekur edhe persona të tjerë familjarë, që nuk kanë lidhje me aktivitetin e kolegut tonë,
- duke qenë se në mënyrën më të pashembullt dhe aspak njerëzore janë cënuar marrëdhëniet dhe dinjiteti i nënës së kolegut tonë nga në një shkrim të Virion Graçit në gazetën “TemA”,
- duke qenë se është prekur simboli dhe shenjtëria e çdo qenie frymore, nënës,
ne denoncojmë fuqimisht dhe dënojmë njëzëri sjelljen prej huligani dhe interesash të vogla të krijuesit Virion Graçi, i cili, për fatin e keq, është dhe mësimdhënës në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.
Për fyerjet e rënda publike që ky person, i quajtur shkrimtar, i ka bërë botuesit të njohur Gëzim Tafa dhe nënës së tij (e cila prej disa muajsh po lëngon në dilemën e dhimbshme midis jetës dhe vdekjes), Shoqata e Botuesve Shqiptarë ju drejtohet publikisht Juve me ketë letër të hapur dhe Ju kërkon, si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe si financuesi i një vepre me vlera të mëdha financiare ndaj veprës së këtij personi, që:
- Shkrimtari Virion Graçi të mos përfshihet në kolanën e botimeve të konkursit “Evropa, Atdheu ynë i përbashkët”;
- Për shpifjet e bëra dhe shpërfilljen e qëllimtë ndaj Institucionit tuaj, por edhe ndaj vlerës financiare që ai e ka denoncuar me përbuzje të kthejë honorarin pranë administrates tuaj.
- Ky financim t’i jepet një shkrimtari tjetër serioz dhe me vlera për emrin e të cilit letërsia jonë do të kishte seriozisht nevojë.
Me mendimin më të mire për Ju dhe punën e institucionit tuaj,
KRYESIA E SHOQATËS SË BOTUESVE SHQIPTARË