E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një sfidë për t’u ëndërruar

03/02/2005  Si një moment i përbashkët, zgjedhjet e së dielës në Irak duhet të nxisin nacionalizmin iraken. Kryesisht për shkak të një keqkuptimi të Hitlerit – një racist, jo nacionalist; ai zëvendësoi simbolet kombëtarë me simbole partiakë – nacionalizmi ka fituar një reputacion të keq. Por nacionalizmi – një identitet civili organizuar përreth historisë së përbashkët dhe përkujtuar në ditë të shenjta, si për shembull 30 janari – mund t’i japë fund ndryshimeve sektariane, dhe mund t’i bashkojë atje ku ka fraktura

“A nuk është bukur të mendosh kështu”? Këto fjalë përmbyllëse të “Dhe lind Dielli”, të Ernest Heminuejit, një roman që flet për zhgënjimin e pasluftës, u kthyen në “mbledhjen verbale të suopeve” të një brezi të tërë, duke shprehur melankoli të mërzitshme pas një lufte që u zhvillua për ta bërë botën një vend më të sigurtë për demokracinë. Pas tetëdhjetë vjetësh, sigurisht që ka arsye për të pyetur nëse rendja e Irakut drejt sovranitetit popullor do të sjellë një demokraci më të qëndrueshme dhe të admirueshme. Megjithatë, është një privilegj për ne të tjerët, që ndajmë të njëjtin planet me irakenët, të cilët bënë fushatë dhe votuan, si dhe luftëtarët e shkëlqyer të koalicionit që bënë të mundur procesin e votimit.

Demokracia është më shumë se një mekanizëm për të nxjerrë udhëheqës; ajo konsiston në institucione pluralizmi dhe sjellje e vetëpërmbajtje nga ana e mazhorancës, si edhe pranim të minorancës. Por demokracia është një mekanizëm për përzgjedhje udhëheqësish. A munden udhëheqësit e përzgjedhur të dielën – të cilët, me anë të dy të tretës së votave duhet të zgjedhin një Këshill Presidencial prej tre vetësh, më pas të hartojnë një kushtetutë, sipas së cilës do të ketë zgjedhje të tjera për të përzgjedhur të tjerë udhëheqës, të gjitha deri në dhjetor – të çojnë drejt një shteti laik që respekton të drejtat civile?

Nëse qeveria e dalë nga zgjedhjet e së dielës nuk do të jetë në gjendje të sjellë qetësinë e duhur – dhe energjinë elektrike – ajo do të jetë jetëshkurtër. Për të parandaluar tiraninë e mazhorancës, asambleja e re duhet të pasqyrojë përfaqësim të përpjesshëm në atë masë sa të testojë aftësitë koalicion-ndërtuese të një sistemi të pjekur parlamentar: çdo parti, që ka madje edhe 1/275 të votave, duhet të ketë vend në asamblenë 275 vendëshe. Dy të tretat e votuesve në çdo tre prej 18 provincave mund të vënë veton mbi kushtetutën, që do të thotë se vetëm kurdët, ose vetëm sunitët mund ta bëjnë. Në këtë rast, për Irakun do të jetë një rikthim në shkallën 1? Po ku është kjo?

Si një moment i përbashkët, zgjedhjet e së dielës në Irak duhet të nxisin nacionalizmin iraken. Kryesisht për shkak të një keqkuptimi të Hitlerit – një racist, jo nacionalist; ai zëvendësoi simbolet kombëtarë me simbole partiakë – nacionalizmi ka fituar një reputacion të keq. Por nacionalizmi – një identitet civili organizuar përreth historisë së përbashkët dhe përkujtuar në ditë të shenjta, si për shembull 30 janari – mund t’i japë fund ndryshimeve sektariane, dhe mund t’i bashkojë atje ku ka fraktura.

Disa ditë përpara votimit, Abu Musab Al Zarkavi, terroristi dhe Eduard Kenedi, senatori kontribuan që amerikanët të kuptojnë më mirë betejën në Irak – Zarkavi përmes qartësisë së tij, Kenedi përmes konfuzionit. Në një fjalim të rrëmujshëm intelektualisht dhe të trashë moralisht, Kenedi tha: “Ushtria jonë dhe kryengritësit po luftojnë për të njëjtën gjë – zemrat dhe mendjet e popullit”.

Ideja e tij e çuditshme është se, ndërkohë që koalicioni lufton për të bindur irakenët që të provojnë demokracinë, me kompromiset dhe peripecitë e veta, kryengritësit po përpiqen të bindin irakenët që të përqafojnë një ide rivalizuese organizimi shoqëror. Në fakt, dy fraksionet e kryengritësve që kanë karakteristika totalitare, as që kanë ndërmend të arrijnë ndonjë gjë përmes bindjes.

Një grup, ish-elementë të regjimit të Sadamit ka për qëllim vetëm t’i rikthehet zanatit totalitar, siç e kuptonte George Orwell: “Gjurmë çizmeje mbi fytyrë njerëzore – përgjithmonë”. Këta elementë e dinë se vetëm kërcënimi me dhunë mund t’u shërbejë. T’i imagjinosh ata, ashtu si Kenedi, si njerëz që bëjnë fushatë për një doktrinë rivale, epo kjo është e çuditshme vërtet!

Kryengritësit e tjerë, ata me axhendën e Islamit radikal, refuzojnë rrënjët dhe degët e modernizmit, duke refuzuar kështu idenë se qeveritë fitojnë ligjshmëri nga pranimi i të qeverisurve. Totalitarët e shekullit të 20 – fashistët dhe komunistët – u ndien të detyruar të anojnë nga sovraniteti popullor, me forma plebishitare. Por jo Zarkavi, që thotë se demokracia është një “parim djallëzor” dhe “herezi në vetvete”, sepse vullneti i të qeverisurve do të zëvendësonte atë të Zotit. Për islamikët radikalë, mendja e publikut nuk meriton respekt.

40 vjet më parë, Kenedi vuajti nga një shtrëngesë e vazhdueshme në tru. Ai dhe partia e tij e moshuar nuk kanë prizëm për të parë dhe folur përveç se përmes Vietnamit. Kështu që ata i shohin kryengritësit irakenë si një version të ri të Vietkongëve. Por Vietkongët kishin një model të tregtueshëm për të organizuar botën moderne. Marksizmi – një “socializëm shkencor” – është sot po aq i harruar sa edhe fluska që ka plasur. “Programi” i Zarkavit është një ulërimë zemërimi kundër modernizmit, që vetëm sa premton çizme të ndryshme – klerike – mbi të njëjtat fytyra.

Sigurisht, amerikanët mërziten kur dëgjojnë “tani ka ardhur pjesa më e vështirë”. Por ata që thanë se Bagdadi u mor 22 muaj më parë, kishin të drejtë, dhe ata që thonë pas zgjedhjeve të së dielës, mund të kenë sërish të drejtë. Megjithatë, rruga drejt dhe nëpër të dielën ishte e vështirë dhe, ata që e hapën atë rrugë, mund të vazhdojnë të tërhqein Irakun drejt modernizmit. A nuk është bukur të mendosh kështu?

Plani Kohor kundrejt Road Map

Kërkesat për data specifike tërheqjeje bazohen gjithashtu në idenë se demokracia e sapolindur në Irak është në rrezik thjeshtë, sepse aty ka forca të huaja, që shërbejnë si magnet për terroristët. Caktimi i një date për tërheqjen e SHBA do të detyronte irakenët që të punonin më shumë për sigurinë e tyre, ndërkohë që do të reduktonte shanse për sulme të mëtejshme.

Christian Science Monitor

Një palë zgjedhje nuk bëjnë një demokraci. Dhe historia tregon se edhe në vende me zgjedhje të rregullta, demokracia – ajo që përfshin rendin dhe të drejtat civile – shpeshherë çimentohet dhe ngrin të paktën për një brez. Por shpresat janë rritur pas zgjedhjeve në Irak të dielën, në të cilat shumica e votuesve sfiduan kërcënimet e terroristëve antidemokratikë. Kaq shumë, sa disa e shohin Irakun në një rrugë të qëndrueshme drejt demokracisë dhe SHBA mund të mendojë për largimin e pranisë ushtarake.

Në fakt, shumë udhëheqës politikë në SHBA duan tani që Presidenti Bush të jetë më specifik për planifikimin e tërheqjes, si dhe të provojë sinqeritetin e tij kur tha se do të ulë numrin e trupave.

Kjo thirrje për bërjen publike të një plani kohor për tërheqjen varet në një masë të madhe në leximin e saktë të qëllimeve dhe taktikave të armikut, si dhe besueshmërinë e Asamblesë Kushtetuese të sapozgjedhur të Irakut dhe aftësinë e saj për të hartuar një kushtetutë, caktuar një qeveri të respektuar dhe ndërtuar një ushtri besnike dhe të fortë që mund të zëvendësojë forcat e SHBA.

Kërkesat për data specifike tërheqjeje bazohen gjithashtu në idenë se demokracia e sapolindur në Irak është në rrezik, thjeshtë sepse aty ka forca të huaja, që shërbejnë si magnet për terroristët. Caktimi i një date për tërheqjen e SHBA do të detyronte irakenët që të punonin më shumë për sigurinë e tyre, ndërkohë që do të reduktonte shanse për sulme të mëtejshme.

Megjithatë, Bushi ka caktuar një Road Map në vend të një plani kohor për t’i dhënë fund pranisë amerikane. Ai dëshiron rezultate në terren që garantojnë se investimi amerikan në jetë dhe para nuk do të shkojë dëm. Mbi të gjitha ai dëshiron një qeveri të zgjedhur, që të kërkojë largimin e trupave të SHBA.

Gjithsesi, terroristët kanë ndryshuar me finokëri taktikat në përgjigje të kundërlëvizjeve të ushtrisë amerikane. Ezksiton sërish rreziku që ata mund të shfrytëzojnë çdo dobësi në forcat mbrojtëse irakene me reduktimin e numrit të forcave amerikane.

Hera e fundit që SHBA bëri një tërheqje ushtarake të përmasave të mëdha ishte Vietnami. Brenda dy viteve pas daljes së SHBA në 1973, qeveria e lëkundur e Vietnamit të Jugut ra në duart e Vietnamit të Veriut. Nuk është gjithmonë korrekte të krahasosh Irakun me Vietnamin, por një mësim nga ajo luftë është se SHBA nuk ishte aq e kujdesshme sa duhej, kur la pas një qeveri të dobët.

Duhet të jetë e lehtë për Bushin dhe Kongresin që të miratojnë uljen e numrit të trupave amerikane. Datat kanë më pak rëndësi se rezultatet, megjithatë dhe deri tani rezultatet, si zgjedhjet e së dielës, tregojnë se Iraku po shkon në drejtimin e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›