E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arben Kumbaro: S’bëhej tender për 10 libra, me OMBRA kontratë morale

03/02/2005  Shoqata e botuesve shqiptarë i ka kërkuar një ditë më parë, Ministrisë së Kulturës për të mos përfshirë në kolanë autorin Virion Graçin, një nga fituesit e projektit “Evropa, atdheu ynë i përbashkët”, për faktin se ka ofenduar rëndë botuesin e OMBRA GVG, cili do të jetë reagimi juaj?

Do të mblidhet juria për të mbajtur qëndrim moral.

Cilat kanë qenë kriteret që ia dhatë të drejtën e botimit shtëpisë botuese “OMBRA GVG?

Zgjodhëm këtë shtëpi botuese, pasi ishte i vetmi që ka botuar letërsinë e re shqiptare. Qysh në fillim ishte vendosur që autorët t’i botonin secili më vete librat, ose të bëhej një zgjidhje serioze për këto botime.

A ka pasur shtëpi të tjera botuese si kanditate, me të njëjtin seriozitet për të botuar kolanën?

Janë paraqitur disa shtëpi botuese, të cilave nuk është e moralshme të themi emrat. Por çfarë rëndësie ka, kur janë vetë botuesit që po e mbrojnë OMBRA-n. Në këtë aksion të ministrisë iu drejtuam OMBRA-s, për faktin se ajo nuk ka qenë mbështetur ndonjëherë nga Ministria e Kulturës.

Si e konsideroni reagimin e një prej autorëve të përfshirë në kolanë, pasi në këtë rast është i diskutueshëm serioziteti i ministrisë?

Me sa kam ndjekur ngjarjet, them se botuesi është ofenduar rëndë. Dhe mund të them se e gjithë kjo histori pati arsye emocionale. Në rrethin e shkrimtarëve dihet që kjo veprimtari pati impakt pozitiv, ishte një aksion që u mbështet nga të gjithë.

Pse nuk bëtë tender për botuesit?

Nuk menduam të organizonim një tender për faktin se nuk mund të bënim aq zhurmë për dhjetë libra. Sigurisht që pamë disa shtëpi botuese serioze, ndërmjet të cilave OMBRA u gjykua më e përshtatshme.

Keni nënshkruar ndonjë kontratë me botuesin për këtë?

Qëndrimi i botuesit duke dhënë dorëheqjen, në një farë mënyre, duke hedhur dorashkën ishte një veprim që dëshmon se qëllimi i përbashkët ka qenë pa interesa.

Me shtëpinë botuese realisht bëmë një kontratë morale, pa firmosur ndonjë shkresë zyrtare.

Në të njëjtën kohë jep dorëheqjen dhe drejtori i Drejtorisë së Librit, Stefan Çapaliku, cilat ishin arsyet?

Çapaliku nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për dorëheqje pranë ministrit, ndaj dhe nuk dimë arsyet e largimit. Në këtë rast duhet të ndiqen procedurat deri në një vendim zyrtar. Vendi i tij pas kësaj do të mbetet i hapur, ose do të ndryshohet struktura e kësaj drejtorie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›