O, çfarë bote e shkëlqyer: këtu përrua, atje lule!
03/02/2005 U rrëqetha nga optimizmi dhe fjalimi poetik i Branko Cërvenkovskit para korit diplomatik në vend. Ku fati që këto fjalë të mira, të më ndihmonin të flas se çfarë është duke ndodhur rreth meje me ditë, me muaj e, të mos them, me vite
Më falni për shkak të notës pesimiste (me siguri për shkak të mundësisë që ky të jetë edhe numri i fundit i javores LOBI), duke marrë parasysh ngjarjet tjera, që e shënojnë Vitin e Ri në Maqedoni dhe rreth saj do të më shkojë mendja se fjalët e bukura dhe optimizmi i Cërvenkovskit doemos duhet të kenë lidhje me fëmijërinë e tij (shpresoj të lumtur) dhe ato vargjet e poetit të moçëm serb për fëmijë, i cili këndonte për “botën e shkëlqyer”, me “këtu përrua, atje lule”
“Pas të gjitha vështirësive vendi im tregoi se është shtet që sipas manirit të demokracive më të vjetra mund të përballet me sfida të ndryshme dhe të mbijetojë stabil në kursin reformist, me përcaktim të fuqishëm për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe integrim në BE dhe në NATO” – do të shprehet kryetari i shtetit Branko Cërvenkovski në pranimin e organizuar për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet për përfaqësuesit e korit diplomatik – pasi që 2004-shin do ta vlerësojë si jashtëzakonisht të vështirë për botën dhe për Maqedoninë, 2005-tën do ta paralajmërojë si “vit të zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit, vit në të cilin do të përmirësohet standardi jetësor, do të zvogëlohet varfëria dhe do të kthehet perspektiva, veçmas te të rinjtë”.
Dhe, është gjë normale që njeriu i parë i shtetit të besojë në mundësitë e Maqedonisë, në atë që sa më shpejt të realizohen pritjet e këtilla, aq më lehtë do t`i realizojmë qëllimet strategjike të vendit, meqë “Maqedonia ka kapacitet ta ruajë stabilitetin e vet dhe të jetë shembull për tolerancë ndëretnike dhe mirëkuptim e bashkëpunim rajonal, kandidate serioze për anëtarësim në integrimet evropiane dhe euroatlantike”. Por, më falni për shkak të notës pesimiste (me siguri për shkak të mundësisë që ky të jetë edhe numri i fundit i javores LOBI), duke marrë parasysh ngjarjet tjera që e shënojnë Vitin e Ri në Maqedoni dhe rreth saj do të më shkojë mendja se fjalët e bukura dhe optimizmi i Cërvenkovskit doemos duhet të kenë lidhje me fëmijërinë e tij (shpresoj të lumtur) dhe ato vargjet e poetit të moçëm serb për fëmijë, i cili këndonte për “botën e shkëlqyer”, me “këtu përrua, atje lule”. Fatkeqësisht, së paku mua, pranoj, si pesimist i dëshmuar, Maqedonia nuk më ngjan (së paku këtyre ditëve) për një pjesë të tillë të parajsës.
Do të tentoj të përmendi një pjesë të ngjarjeve që do ta përforcojnë optimizmin tim për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni.
Prokurori publik republikan Aleksandar Përçevski, duke u përgjigjur në akuzat që arritën nga anëtarët e Komisionit shtetëror për luftimin e korrupsionit se nismat e tyre po ngelin në Prokurori akuzoi anëtarë eminentë të tij, avokatë, për konflikt interesash – luftojnë kundër korrupsionit, ndërsa njëherit mbrojnë fshehësit e tatimit, kështu që kundër tyre janë ngritur akuza të qëndrueshme për nxitjen e dëshmimit të rrejshëm.
Sapo fitoi epilog “rasti Ademi”, gaf i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë për shkak të lëshimit se ambasadori i pafat mund ta prezantojë Maqedoninë në Bullgarinë fqinje ndonëse gjendet në listën e zezë të kryetarit amerikan, hapet rasti i ri, sipas skemës identike. Ministri i ri i Ekonomisë, “çudi fëmijësh” i BDI-së propozon, partia e tij e mbështet, Sekretariati i Qeverisë nuk ka asgjë kundër, ndërkaq Qeveria e emëron sekretarin e ri shtetëror në këtë Ministri, me ç`rast harrohet një imtësi – njeriu nuk e përmbush kushtin ligjor për të ardhur në vend udhëheqës në administratën shtetërore. Hap i logjikshëm pas sjelljes deri në absurd përmes përfshirjes së marrëveshjes politike të partnerëve të koalicionit për shpërndarjen e tyre të këtij institucioni në administratë, të paramenduar si mbrojtje të administratës profesionale nga partizimi.
A është e çuditshme atëherë që shumica e mediave informatën se BDI-ja në vendin e nënkryetarit të Parlamentit e propozon Gëzim Ostrenin e transmetuan si punë të kryer – se Ostreni është nënkryetar i ri i Kuvendit, para se parlamentarët, së paku formalisht, të votojnë për zgjedhjen e tij.
Kryeministri dhe ministrja e tij e Punëve të Jashtme takohen dhe nga ky takim me pompë të pafshehur mediale (do të thotë nuk është gaf, por qëllim!) në opinion plasohen jo vetëm informata, por edhe komunikata me “të gjitha objektivat” – sipas së cilës kryeministri dhe ministrja janë takuar në një bisedë të përzemërt dhe miqësore “për këtë e atë” nga kompetencat e tyre dhe janë marrë vesh për hapa konkretë për të vepruar në drejtim të përbashkët! Sikur nuk janë pjesë e ekipit të njëjtë, punë e të cilit është pikërisht kjo – të takohen dhe të bisedojnë, por përfaqësues të dy vendeve ose të dy partive, nga pushteti ose opozita që kontraktojnë marrëveshje dhe “drejtime për veprim”!
Liderët e dy partive shqiptare në Tetovë nënshkruan Deklaratë me të cilën BDI-ja dhe PDSH-ja marrin obligim moral, por të obligueshëm, që ta respektojnë demokracinë gjatë zgjedhjeve lokale – t`i përmbahen parimit “një njeri - një votë”, “të heqin dorë nga dhuna dhe kërcënimet”, “të mos shfrytëzohen mjete materiale dhe para në dhënien e kahjes gjatë votimit”, “të heqin dorë nga etiketimi, për shkak se e cenon integritetin personal dhe krijon ndarje të thella në popull”…siç edhe u ngjan partive të cilat demokracinë ndoshta nuk e kanë në strukturat e veta partiake, por për këtë arsye e kanë në emrat e tyre. Cila është shakaja në këtë Deklaratë – qëllimi që t`i përmbahen asaj që është kontraktuar ose pranimi se ajo që tani janë marrë vesh të mos e bëjnë, në të kaluarën e kanë praktikuar
Studentët e pafatë nga medicina, stomatologjia dhe farmacia në Tetovë e kanë dëgjuar liderin e BDI-së dhe më nuk do të bëjnë probleme, do ta respektojnë marrëveshjen e arritur që t`i vazhdojnë studimet në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Mbeti pa përgjigje pyetja se çfarë do t`i ndodhte shqiptarit nga Maqedonia në Shqipëri ose në Kosovë nëse do të tentonte të sillet ashtu siç u sollën pjesa më e madhe e këtyre studentëve nga Shqipëria dhe nga Kosova një kohë të gjatë në- dhe rreth Tetovës.
Dhe e gjithë kjo me mëlmesën e informatës se në Kërçovë është paraqitur Xhek Barkprerësi, se vetëm në Shkup prej fillimit të Vitit të Ri e deri sot ka pasur dhjetëra raste të dhunës individuale dhe grupore, prej të cilave disa me pasoja tragjike.
Për këtë rast të dhënat e “rregullta” optimiste për numrin e të papunëve, deficitin tregtar, prodhimtarinë industriale, bruto-prodhimin nacional dhe ngjashëm do t`i lëmë anash – fotografia është mjaft e mirë edhe pa to.
LOBI për kompletimin e fotografisë, në mozaikun e vet “Ballinë” ua ofron, shpresoj, përmbajtjet më interesante:
- intervistë me Hysni Shaqirin (sa për përkujtim: ky është ai parlamentari i cili në njërën prej përbërjeve të mëparshme të Kuvendit të RM-së nga foltorja e tij deklaroi se nga ajo do të flitet edhe në gjuhën shqipe, duke i skandalizuar kolegët e vet më pas vendosi ta braktisë PDSH-në i pakënaqur nga rezultati i saj, e që në vitin 2001 nga bankat e Parlamentit të shkojë në radhët e UÇK-së, pas vetëshpërndarjes të së cilës u kyç në BDI prej së cilës tani po del);
- intervistë me kuadrin e shpenzuar të BDI-së në vendin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTVM-së, shkrimtarin Kim Mehmeti (të përkujtojmë se ky intelektual eminent pa nevojë personale, mendoi se mund të ndihmojë në rregullimin e gjërave në këtë mastodont medial) në të cilën ai prek tema interesante, ofron interpretime edhe më interesante, kuptohet për ata që dinë të lexojnë dhe duan të mësojnë diçka;
- intervistën me liderin e ri të PPD-së, Abdylhadi Vejseli, për qëllimet e tij për ta rivitalizuar dikur lëvizjen më të fuqishme politike shqiptare në Maqedoni duke futur tani në të, krahas parave, edhe gjak të freskët.
Nëse tashmë e mbani këtë numër të LOBI-t në duart tuaja, lexojeni edhe artikullin e Gjergj Fishtës për Vitin e Ri (1937). Edhe nga ky cinik i vjetër mund të mësohet diçka.