Bagdad, Kirkuk dhe gara drejt Arit të Zi
03/02/2005 Kirkuk është nyja e vërtetë gordiane e mosmarrëveshjeve, sepse në nëntokën e tij ndodhen 40 për qind e rezervave irakene të naftës. Nëse do të jenë kurdët që do t'i administrojnë, atëherë do të kishin në dispozicion një burim jetësor dhe të mjaftueshëm për të garantuar një vendim të mundshëm të tyre, për të fituar pavarësinë dhe ndarë nga Iraku. Ja përse rezultati i zgjedhjeve në Kirkuk mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e të gjithë Lindjes së Mesme.
Federalizëm. Eshtë ky parimi që do të përcaktojë fatin e Irakut dhe të ardhmes së gjithë botës islamike, nga Indonezia në Marok. Nëse është rezultat i jashtëzakonshëm i nivelit të përfshirjes emotive dhe interesit politik në zgjedhjet legjislative të 30 janarit, kjo i detyrohet kurajos dhe vendosmërisë së irakenëve për të shkuar të votojnë, duke sfiduar terroristët, dhe duke dalë mbi presionet e vendeve fqinje, të cilët për arsye të ndryshme, i tremben perspektivës së një Iraku demokratik e federal. Me federalizmin mendohet ruajtja e të drejtave kolektive të komuniteteve etniko-fetare, që janë të pranishëm kudo në botën islamike. Të njohësh ato do të thotë mbi të gjitha të pranosh pluralizmin e pranishëm në gjirin e islamit dhe të vetë shteteve islamike. Respektimi i tyre është garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë, siç mëson edhe mirëkuptimi i kohëve të fundit në Sudan, mes qeverisë arabo-myslimane dhe sudistët kristiano-shpirtërore. Një precedent, i cili nuk u pëlqeu aspak udhëheqësve arabë, të cilët, jo rastësisht refuzuan në masë të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.
Por rasti i Irakut, për shkak të peshës së madhe që ai zë në skenën ndërkombëtare dhe për pasojat më të drejtpërdrejta ndaj aseteve të brendshëm të vendeve fqinjë, është perceptuar si një kërcënim jo vetëm për stabilitetin e ekuilibrave gjeo-politikë të Lindjes së Mesme, por edhe për vetë mbijetesën e shteteve ekzistues të rajonit. Ajo që acarohet më shumë është Turqia, që i trembet infektimit irredentist që mund të shkaktojnë kurdët e Irakut tek kurdët e saj, të cilët përbëjnë afro një të katërtën e 70 milionë banorëve. Ministri i Jashtëm, Abdulah Gul ka dorëzuar, madje një denoncim në duart e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për rikthimin në Kirkuk të mijëra familjeve kurde, që ishin përzënë që në epokën e Sadamit, në vijim të politikës së saj të arabizimit me forcë të Kurdistanit.
Kirkuk është nyja e vërtetë gordiane e mosmarrëveshjeve, sepse në nëntokën e tij ndodhen 40 për qind e rezervave irakene të naftës. Nëse do të jenë kurdët që do t'i administrojnë, atëherë do të kishin në dispozicion një burim jetësor dhe të mjaftueshëm për të garantuar një vendim të mundshëm të tyre për të fituar pavarësinë dhe ndarë nga Iraku. Ja përse rezultati i zgjedhjeve në Kirkuk mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e të gjithë Lindjes së Mesme.
Nuk përbën rastësi fakti që Kirkuku, veç Bagdadit, është i vetmi qytet iraken që nuk mund të përfshihet në asnjë rajon autonom, në bazë të kushtetutës së përkohshme të 8 marsit 2004. Në të, pohohet që “sistemi i qeverisjes në Irak do të jetë republikë, federal, demokratik dhe pluralist”, ashtu siç njeh edhe të drejtën e “jo më shumë se tre governatoratëve, jashtë rajonit të Kurdistanit, me përjashtim të Bagdadit dhe Kirkukut, që të formojnë një rajon mes tyre”. Që nga e nesërmja e shtypjes me dhunë të revoltës popullore në Irak në mars 1991, Kurdistani, falë mbrojtjes ndërkombëtare pati një parlament dhe qeveri të zgjedhur me votë të lirë, ndërsa ministrat e Jashtëm të Turqisë, Sirisë dhe Iranit, tre vendet që kanë minoritete kurdë, bashkë me kolegët e Arabisë Saudite dhe Jordanisë, dy vende fqinjë, janë takuar periodikisht për të monitoruar dhe koordinuar strategji të përbashkëta në lidhje me perspektivën e një shteti të ri kurdo-iraken.
Për sa u takon dy udhëheqësve kryesorë kurdë, Masud Barzani dhe Jalal Talabani, ata vazhdimisht kanë përsëritur respektimin e unitetit dhe sovranitetit të shtetit iraken. Deri tani, qoftë edhe për të ruajtur status quonë, është preferuar që në Bagdad të sundojë një tiran. Tani që irakenët kanë fituar lirinë, shtetet fqinjë po dridhen. Jo aq për atë që thuhet, lindjen e një teokracie filoiraniane. Më shumë, sepse janë të ndërgjegjshëm që qytetarët e tyre do të kërkonin edhe ata demokraci e federalizëm. Dhe ky do të qe fundi i të gjithë realiteteve teokratë, autokratë ose thjeshtë jo respektues të të drejtave të individëve dhe komuniteteve.