E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosha biblike për mençuri

03/02/2005  Kishon

Edhe në Gjermani Efraim Kishon ishte mjaft i dashur. Shkrimtari satirik izraelit, vdiq në moshën 80 vjeçare në Zvicër. Në Izrael ai u bë i famshëm me stilin e tij satirik ndaj problemeve shoqërore. Jashtë vendit të tij nuk qenë aq të njohur artikujt e tij, si opininist në të përditshmen izraelite

"Në një farë mënyrë më duket se e ndjej moshën. Jam më i mençur se më parë, shkruaj më mirë se më parë. Por shkallët nuk i ngjis më shpejt se më parë. Tek shkallët e ndjej se kjo shifër ndikon vërtet në jetën time." Kështu u shpreh në një intervistë me ARD para një gjysmë viti, Efraim Kishon. Shifra që ai kishte parasysh ishte mosha 80 vjeçare. Verën e shkuar ai mbushi 80 vjeç, një moshë biblike kjo siç thoshte gjithmonë ai vetë. Kishon lindi në Budapest, në 23 gusht 1924 me emrin Ferenc Hofman. Arriti të mbijetojë kohën e nazizmit duke u futur në kampet e punës dhe gjithmonë duke u arratisur. Pas lufte Kishon studioi skulpturë metali në Akademinë e Arteve në Budapest. Për diplomën e marrë në këtë akademi ai është krenar deri në moshë të thyer: "Nuk jam thjesht skulptor,jam skulptor i diplomuar"- përsëriste ai. Në vitin 1949 Kishon vendosi të jetonte në Izrael. Atje u pagëzua me emrin Efraim. Kishon kujton:

"Erdha me anijen e emigrantëve Galina. Kur dolëm në portin e Haifës më pyeti një nëpunës i shkurtër: Mbiemri? Unë i tashë: "Kishhont- ai shkroi Kishon.E përsërita jo me t- në fund. Ai m'u përgjigj se për t- në fund nuk ka nevojë. Emrin? Ferenc i thashë. Ai shkroi Efraim. Prapë kundërshtova Ferenc- Përgjigjja e tij qe: Ky emër nuk ekziston."

Kjo ndodhi nuk i doli nga mendja Kishonit. Ky takim i parë me burokracinë izraelite ka qenë pyeti edhe frymëzimi i tij për të shkruar satira. Pas mbërritjes së tij në Izreal, Kishon u fut në një kamp për të sapoardhurit. Përvojat e tij në këtë kamp, u reflektuan tek filmi Salah Shabati, që në Izreal u bë mjaft i njohur.

Por fillimi në vendilindjen e tij të re nuk ishte aq i lehtë. Ai duhej të mësonte një gjuhë të re dhe një lloj të ri humori.

"Më duhej të ndryshoja. Nga shkrimtar hungarez në një shkrimtar oriental, por sërish me një humor evropianoqendror, të cilin gjermanët e pëlqejnë aq shumë." Në Gjermani Kishon u bë mjaft popullor. Librat e tij qëndruan për një kohë të gjatë në listën e bestsellerëve në Gjermani. Edhe vepra e tij kritike "Hakmarrja e ëmbël e Pikasos" kundër artit modern u mirëprit në Gjermani. Kishon u martua dy herë. Martesën e dytë ai e brëi me artisten Sarah të cilën e përjetesoi me fjalët: Bashkëshortja më e mirë në botë. Pas vdekjes së saj ai u martua me një shkrimtare austriake. Këto martesa i sollën tre fëmijë dhe pesë nipër e mbesa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›