E Diel, 1 Nëntor 2026

Deda: Gabova në deklaratë, nuk kam marrë 800 mijë euro borxh, por vetëm 8 mijë

Ish- kryetarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda, aktualisht gjyqtare e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, e ka quajtur lapsus të saj shifrën prej 800 mijë eurosh hua në deklaratën e pasurisë.

Etleva Deda ka reaguar pas publikimit të shifrës në gazetën Panorama duke thënë: E kam shkruar gabim në deklaratën e pasurisë, është lapsus nga ana ime pasi në të vërtetë kam marrë 8 mijë euro hua dhe jo 800 mijë euro siç e kam shkruar në deklaratën që kam dorëzuar në ILDKP.

Dedja, duke e përgënjeshtruar shifrën, ka publikuar edhe kontratën e huasë mes saj dhe Hatixhe Dupit, ku borxhi ishte 8 mijë euro dhe jo 800 mijë siç rezulton në deklaratën e saj. Në kontratë thuhej se huaja i jepet ish kryetares së Gjykatës së Krimeve të Rënda me afat shlyerje deri më datën 31 dhjetor 2020, dhe do ta përdoret për blerje apartamenti. Në rast se kjo kontratë nuk përmbushet nga huamarrësi sipas afateve dhe kushteve, ky akt noterial kalon në titull ekzekutiv dhe do të vihet në ekzekutim nga Zyra e Përmbarimit të Gjykatës së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›