E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Malaj:“Të ardhurat dy herë më shumë se në 1996”

09/12/2004  Unë mendoj se secili duhet të flasë për punën e tij, por në rast se duhet të tregojmë se çfarë kemi bërë ne dhe ju, unë mund të flas dhe me shifra. Ne kemi mbledhur para nga doganat dhe tatimet pothuasje dy herë më shumë se ju në ’96-ën. Nëse ju në ’96-ën keni mbledhur nga doganat dhe tatimet 8.9 për qind të Buxhetit të Shtetit, ne kemi mundur të mbledhim në 2004-ën 15 për qind. Nga këto para do të kenë më shumë investime për shkolla dhe spitale. Ne kemi mundur të mbledhim dy herë më shumë se ju tatimet për mallrat e forta, ndërkohë që kemi ulur ndjeshëm të ardhurat jo tatimore. Nga 15 miliardë që kanë qenë të ardhurat jotatimore, ne i kemi ulur në 5 miliardë, duke ulur interesin e kostos së parave që merren nga banka qendrore. Ne kemi ulur gradualisht shpenzimet dhe i kemi dhënë më shumë mundësi sektorit privat të zhvillohet, duke bërë privatizimin e ekonomisë dhe dhënien me koncensione. Por ju jeni kundër koncensioneve dhe kur ato i jepen kompanive prestigjoze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›