E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ridvan Bode: Në 1996, dy herë më pak taksa se sa në 2005

09/12/2004  Sistemi taksor që kemi aplikuar ne në ’96-ën ka patur gjysmat e taksave që keni ju sot për këtë dhe shifrat në vlera absolute janë më të vogla. Ne kemi patur TVSH në masën 12 për qind nga 20 që e keni ju dhe gjashtë muaj nuk kemi aplikuar TVSH-në për bizneset. Ne nuk kemi patur për dhjetë vjet rresht tatim-fitimi dhe tarifa dogane dy herë më të vogla se ato që keni ju sot. Ne kemi patur 49 për qind të importeve pa taksa doganore dhe të gjitha këto i kemi bërë vetëm për t’i dhënë hapësirë biznesit dhe për të favorizuar bizneset e huaja. Eshtë e kotë të debatojmë ne mbi bazën e shifrave, sepse për këtë çështje ju mund t’i drejtoheni biznesit dhe ata mund të thonë fjalën e tyre se në cilën kohë kanë qenë më mirë. Sot biznesi është i rënduar me një barrë fiskale që po i merr frymën dhe është në represionin tuaj. Për këtë ju keni shifra më të larta dhe jo se i keni mbledhur 100 për qind të gjitha taksat dhe keni realizuar planin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›