Arben Ristani largohet nga KQZ-ja për shkollën e Magjistraturës.
Anëtari i KQZ-së, Arben Ristani, është emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë si drejtor i shkollës së Magjistraturës, duke dhënë dorëheqje si anëtar i KQZ-së. Bordi i Drejtimit të kësaj shkolle ka propozuar Ristanin në KLD për të qenë në katër vitet në vijim në krye të saj. Ristani u emërua pas largimit të Adriana Fullanit si anëtare e Gjykatës së Lartë. Me largimin e Ristanit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një anëtar më pak dhe duket se secili prej tyre do të shikojë një alternativë para riformatimit të këtij institucioni. Paketa e ndryshimeve kushtetuese e votuar më 21 prill të këtij viti vendosi që KQZ-ja të mos jetë më institucion kushtetues.
Çlirim Gjata ftohet të ndjekë zgjedhjet në SHBA
Kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, ka marrë një ftesë nga kreu i Bashkisë së Majemit, Manuel A. Dias, kryeqytetit të Floridës, për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale në këtë shtet. Burime pranë KQZ-së shprehen se Gjata është nisur ditën e sotme drejt Floridës. Gjata pritet të ndjekë nga afër përvojën amerikane në fushën e zgjedhjeve. Të njëjtat burime saktësojë se udhëtimi i kreut të KQZ-së do të shërbejë për të njohur nga afër përvojën më të mirë në botë për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Gjatë kësaj vizite në SHBA, Gjata do të ketë mundësi të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me zgjedhjet në këtë shtet. Kjo eksperiencë pritet të shfrytëzohet nga kreu i KQZ-së për të marrë edhe mënyrën e organizimit të administratës zgjedhore. Shteti i Floridës pritet të nxjerrë rreth 30 delegatë për Kolegjin Zgjedhor. Sondazhet ende nuk e nxjerrin një fitues në këtë shtet, i cili është konsideruar si një nga çelësat e fitores qoftë për kandidatin demokrat Barak Obama, qoftë për republikanin Xhon Mekejn.