E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e rreme në gjykatë për vjedhjen e firmës Teuta, arrestohet

Durrës, 14:56 NOA – Një person i cili u paraqit në seancë gjyqësore me dëshmi të rreme, është arrestuar në kushtet e flagrancës, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Burime zyrtare policore thanë sot se Zija Lusha, 42 vjeç, lindur e banues në Luz i Vogël Kavajë, një ditë më parë, ka ndryshuar dëshmitë e tij në seancën gjyqësore të zhvilluar lidhur me çështjen e të pandehurit E.K.

Ky i fundit, është arrestuar pak kohë më parë i akuzuar për vjedhjen e 2.500.000 lekeve në ambientet e firmës “Teuta” në lagjen Nr.18 Durrës.

Policia sqaroi se 42-vjeçari Lusha, ka ndryshuar dëshminë e tij para gjykatës duke konsumuar kështu veprën penale të dëshmisë së rreme.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›