E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasadorët, libër për rezultatet e qeverisë

Ambasadorëve të Shqipërisë në të gjithë botën, të mbledhur prej dy ditësh në Tiranë, u është shpërndarë një libër në të cilin janë përmbledhur rezultatet e qeverisë kundër krimit dhe korrupsionit. Libri është përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe detyra për diplomatët është ngarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasadorët do të duhet që në vendet e tyre respektive të njohin shtetet ku kryejnë misionin diplomatik me goditjen që qeveria shqiptare i ka dhënë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja këto janë detyrime të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë. Shpërndarja e librit u bë dje në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve të mbledhur në Tiranë. Konferenca do të vazhdojë punimet përgjatë dy ditëve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›