Berisha: Shitja e OSSH zgjidh problemin e energjisë

Gjate nje mbledhjeje qeverie
Tiranë, 29 Tetor, 11:41, NOA - Po zhvillohet në këto momente mbledhja e qeverisë, e cila ka miratuar dhe vendimin për shitjen e OSSH-së. Gjatë diskutimeve Kryeministri Sali Berisha ka folur dhe për privatizimet. Sipas Berishës privatizimi i Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, ishte i suksesshëm dhe ky privatizim pati vështirësi për shkak të humbjeve konstante në rrjetë.
Ai deklaroi se asetet e OSSH janë në shumën e 4 miliardë lekëve. Kryeministri deklaroi se oferta e bërë e bërë nga kompania çeke, ka qenë dy herë më e lartë se të tjerat.
Sipas tij, me këtë privatizim zgjidhet dhe problemi i energjisë për shqiptarët.
c.a/NOA