E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet pas 4 muajsh trupi i peshkatarit të mbytur

SHKODëR- Gjendet pas 4 muajsh trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Buna. Trupi i pajetë i Enver Zenelit është gjetur i dekompozuar nga një banor në vendin e quajtur ishulli i lumit Buna përballë fshatit Darragjat të komunës Dajc.

48-vjecari humbi jetën më 24 dhjetor të vitit të kaluar teksa ishte duke peshkuar në vendin e quajtur Dajlan. Babai i dy fëmijëve kishte dalë nga banesa e tij në orët e mbrëmjes pasi punonte roje dhe me vete kishte marrë dhe mjetet për peshkim.

Ishin familjarët e peshkatarit të cilët denoncuan zhdukjen e tij, ndërsa pas hetimeve rezultoi se ai ishte mbytur në ujrat e Bunës. Por kërkimet e njëpasnjëshme të polumbarëve rezultuan pa sukses për gjetjen e trupit të tij deri ditën e sotme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›