E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, funerali i presidentit zhvillohet të shtunën



Të shtunën në Cracovia, do të zhvillohet funerali presidentit polak, Lech Kaczynski i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi të shtunën në rusi. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja polake "Gazeta ëyborcza". Sipas kësaj gazete, ceremonia mortore do të zhvillohet edhe për viktimat e tjera të aksidentit. Gjatë funeralit do të marrë pjesë edhe presidenti rus Dimitri Medvedev. Për konfirmimin zyrtar, pritet rikthimi i kufomave të tjera nga Moska, përfshirë edhe trupin e pajetë të zonjës së parë, Maria, e cila ende nuk është identifikuar. Arkivoli i presidentit u riatdhesua të dielën pasdite në kishëzën e pallatit presidencial në Varshavë. Deri tani atë kanë mundur ta shohin vetëm anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, ndërsa prej të martës do të mund ta shohin dhe të tjerët duke bërë edhe homazhe . Familja e tij ka shprehur dëshirën që presidenti të varroset së bashku me bashkëshorten Marien. Deri tani janë identifikuar vetëm 14 nga 96 viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë. Për të ndihmuar identifikimin e viktimave, në Moskë ka shkuar dhe grupi i parë i familjarëve të personave të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›