E Diel, 1 Nëntor 2026

Tannock: Mali i Zi, kandidat për BE në fund të vitit


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Charles Tannock, ka deklaruar se ekziston mundësia, që Mali i Zi të bëhet kandidat për pranim në BE, deri në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai i deklaroi gazetës Dan se "nuk e përjashton mundësinë", që Mali i Zi, këtë vit, të fitojë statusin e kandidatit.

"Pres raport të kënaqshëm të Komisionit Evropian, e i këtillë do të jetë raporti im, nëse informacionet që kam janë të sakta", tha Tannock dhe shtoi se, ndonjëherë mund të ketë edhe shtyrje, prandaj "fitimi i statusit të kandidatit mund të ndodhë edhe në fillim të vitit 2011".

Më 15 dhjetor të vitit 2008, Mali i Zi ka kërkuar statusin e kandidatit për pranim në BE, ndërsa në korrik të vitit 2009, e ka marrë pyetësorin e Komisionit Evropian, me 2178 pyetje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›