E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferi: Do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Ohrit


Ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi në një intervistë për të përditshmen maqedonase "Dnevnik", ka deklaruar se do ta tërheq nënshkrimin e tij nga Marrëveshja e Ohrit.

Xhaferi thotë se Marrëveshja e Ohrit fitoi karakteristika karikaturale me të cilat e humbi misionin e saj. "Akti i tërheqjes së nënshkrimit është akt moral dhe do të jetë sinjal se punët nuk po lëvizin në drejtim pozitiv. Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike se sa të lëvizet në drejtim tjetër", ka theksuar Xhaferi.

Ai është shprehur se Maqedonia e ka humbur shansin të funksionojë në korniza unitare si shtet multientik dhe ka ofruar modelin e federalizimit të Maqedonisë ose konfederatë. Ai nuk heq dorë edhe nga ideja për ndarjen e Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›