E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arbeni s'eshte terrorist, policia liroi vrasesin"

Elbasan - Arrestimi i bujshem i dy personave nga policia e Elbasanit, kater dite me pare, ndersa dilnin nga nje hotel me nje qese eksplozivi ne dore, ka sjelle polemika te shumta, duke hedhur hije dyshimi per inskenim. Ndersa dy te ndaluarit, Arben Binjaku dhe Nevik Hysenaj, kane mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk njihen me njeri-tjetrin, dje ka reaguar ne nje interviste, per gazeten "Koha Jone", babai i Arbenit, Petraq Binjaku dhe daja i tij, Vladimir Nikolla. Ai akuzon policine se, pas vrasjes se djalit te tij, Sotir Binjaku, ne Itali, vitin e kaluar, policia e Elbasanit ne 8 shkurt te ketij viti kapi autorin e krimit dhe me pas e la te lire. Por shprehet se ne asnje rast nuk ka tentuar hakmarrjen apo vetegjyqesine.

Djali juaj akuzohet per nje atentat te deshtuar me eksploziv C4 ndaj baneses se personit, qe dyshonte se ishte autor i vrasjes se vellait te tij ne Itali?

Dua te them se djali im nuk eshte terrorist, apo hakmarres dhe ne si familje kemi qene bashkepunetore te policise se Elbasanit dhe asaj italiane ne keto hetime dhe nuk kemi pasur interes asnjehere per te bere vetegjyqesi. Policia e ka ndaluar me pa te drejte djalin, pasi Arbeni nuk e njihte dhe nuk kishte asnje lidhje me personin nga Vlora, te cilit iu kapen lendet plasese. Madje, edhe Nevik Hysenaj ka deklaruar se nuk e njeh Arben Binjakun dhe se e mbante eksplozivin per qellimet e tij. Ne kemi qe ne shtator te vitit te kaluar qe bashkepunojme me policine italiane dhe me policine shqiptare per te zbardhur te verteten e vrasjes se djalit tone, Sotir Binjaku. Vrasesi Florian Misku u kap me 8 shkurt te ketij viti, por u la i lire nga policia.

I dini arsyet perse u lirua dhe pse mendoni se arrestimi eshte i padrejte?

Jo, nuk i dime, por as kemi pasur nder mend qe te bejme vetegjyqesi. Ky eshte nje inskenim i policise. Vertet qe Arbeni kishte nje konflikt me njeren prej shoqerive te sigurimeve per makinen e demtuar, por jo se do bente nje atentat ndaj nje familjeje te tere e qe s'kishte lidhje me konfliktin ne fjale. Dhe ne menduam se policia e shoqeroi per kete qellim. Por, me pas, mesuam akuzat per mbajtje te minave dhe eksplozivit me telekomande. Gjithcka eshte nje skenar i policise lokale, e cila deri dje na kishte bashkepunetore dhe sot na ka flakur tej. Vrasesi eshte i lire neper Elbasan dhe ne vend qe te merret me zbulimin e se vertetes dhe te vendose drejtesi, policia e Elbasanit thur skenare te frikshem, qe rrezikojne gjakderdhje kolektive mes dy familjeve. Ne nuk kishim nevoje te hakmerreshim ne ate menyre. Mund te kishim vepruar edhe me pare me autorin e vrasjes se djalit tone. Por besuam ne drejtesi, sepse djali yne nuk eshte terrorist, ashtu sic eshte etiketuar.

Cfare problemi kishte me shoqerine e sigurimeve?

Ishte i pakenaqur me vleresimin e makines se demtuar. Beri fjale me perfaqesuesin e saj ne Elbasan, madje e ka ofenduar dhe qelluar edhe me grusht per shkak te keqkuptimeve. Menduam se ishte me mire te paraqitej ne polici sesa te fshihej. Ne si familje e Arben Binjakut jemi teper te indinjuar qe policia po na fut ne hakmarrje te dyte dhe nuk ka bere ate qe duhet te beje. Vrasesi endet i lire neper Elbasan dhe kemi takuar per kete problem edhe prokurorin e Elbasanit, Elvin Gokaj.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›