E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet francezja, ishte arratisur me vajzen

Niset nga Parisi per te perdorur Tiranen si transit gjate arratise se saj drejt atdheut, Libise, se bashku me vajzen, por arrestohet nga agjentet e Interpolit. Shpallja ne kerkim nga Interpol Parisi, ka bere qe Imen Djilli Gili, 35 vjece, te arrestohet ne kryeqytet, ne nje hotel prane "Rruges se Durresit". Ajo ka pasur me vete dhe vajzen e saj 3-vjecare, te cilin e kishte marre pa lejen e bashkeshortit. Burime policore kane bere te ditur se 35-vjecarja kishte bere kete rruge qe te fshihej dhe te mos ndalohej. Por Gjykata e Parisit kishte vendosur qe Gili te takonte here pas here femijen dhe nuk kishte te drejte te largohej nga Franca. Ka qene ish-bashkeshorti, qe ka denoncuar dhe me pas eshte bere shpallja ne kerkim. Sipas te dhenave te policise, Gili kishte prere bilete per te udhetuar drejt Libise, vendlindja e saj. Historia kishte nisur kohe me pare ne nje lagje te kryeqytetit francez, Paris. Dy bashkeshortet ishin ndare dhe gjykata kishte vendosur qe kujdestarine e femijes ta mbante burri dhe jo gruaja. Por, 35-vjecarja kishte te drejte qe te takonte vajzen e saj 3 vjece, por nuk i lejohej qe te ikte nga Parisi apo Franca. Kete rregull, Djilli Gili e kishte thyer dhe ishte nisur nga kryeqytetit francez per ne Shqiperi e me pas do te shkonte ne vendin e saj te lindjes, ne Libi.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›