Prezantohet shefi i Rrugores, pritet Apeli
TIRANE - Pezullimi nga detyra i shefit te Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes, Krenar Ahmetit, ka gjetur institucionin diten e djeshme me nje drejtues te ri te komanduar nga drejtori i Pergjithshem, Ahmet Prenci. Valmir Nikolli, shefi i linjave ne kete komisariat, eshte prezantuar dje me vartesit e tij per te vijuar detyren deri ne nje vendim te formes se prere te Gjykates se Apelit. Komisar Ahmeti u pezullua tri dite me pare, ne zbatim te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes. Pezullimi i tij nga puna i ka hapur rruge procesit gjyqesor per akuzen e veprimeve arbitrare gjate kryerjes se detyres dhe do i takoje gjykates te provoje apo rrezoje veprat penale. Zyrtarisht nuk eshte kryer asnje emerim tjeter ne postin e kryepolicit rrugor te Tiranes, por dhe komandimi ka marre forme zyrtare po diten e djeshme.
A.C
A.C