Selimi, greve urie ne qeli per vendim te padrejte
Arjan Selimi, i njohur dhe si Armando Andoni, prej nje muaji ndodhet ne greve urie, pas vendimit te dhene nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Pas lenies ne fuqi te vendimit te Shkalles se Pare, i denuari me 16 vite burg i "Kompas", eshte futur ne greve dhe kerkon rishqyrtim te dosjes nga ana KLD-se. Sipas tij, gjykata e ka denuar ne menyre te padrejte, pasi jo vetem qe i eshte mohuar e drejta per gjykim te shkurtuar, por gjykata dhe prokuroria nuk kane pasur prova qe ta denonin. Selimi ka kembengulur se e vetmja prove ka qene ekspertiza qe i eshte bere zerit te tij, por qe nuk ka arritur asnjehere qe te vertetohej kjo gje. Te gjitha pretendimet i denuari ia ka bere me dije KLD-se nepermjet nje letre te derguar ketij institucioni, ku i kerkonte rishikimin e dosjes. Ka kaluar plot nje muaj nga dita e hyrjes ne greve ne Burgun 313 te Tiranes dhe Selimi nuk ka marre ende nje pergjigje nga autoritetet, kurse gjendja shendetesore eshte perkeqesuar.