E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i "Ben Qimes", diskutohet per urdhrin e ndalimit

Objekt i takimit te djeshem eshte bere dhe arrestimi i bujshem i biznesmenit fierak, Arben Isufaj, i njohur edhe me nofken "Ben Qimja". Ai akuzohet per vrasjen e Pirro Kocias, ne vitin 2002, por Gjykata e Larte kishte shuar masen e sigurise, duke krijuar nje tjeter perplasje institucionale. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka biseduar me Kryeprokuroren Ina Rama edhe per arrestimin e Arben Isufajt, si dhe mundesimin e gjetjes se provave per ta mbajtur ne qeli pas 45 diteve, qe perkojne me masen e sigurise se dhene nga Gjykata e Tiranes. Nishani i ka bere te ditur Kryeprokurores mbi arrestimin, i cili ka pasur nje urdher ndalimi nga ana e organit te akuzes dhe ka qene i ligjshem. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere me dije se Nishani i ka shpjeguar Rames se me vendim gjykate ka pasur nje urdher ndalimi, i cili me pas ishte rrezuar. Dhe per kete shkak, ministri ka vene ne dukje se prokuroria duhet te kishte nxjerre nje urdher te dyte te ndalimit te tij, perpara se te dergohej ne gjykate, me qellim avancimin e hetimeve dhe bashkepunimin. Gjithashtu, mesohet se mosmarreveshjet mes policise dhe prokurorise jane diskutuar se bashku me arrestimin e "Ben Qimes", kjo per te pasur nje bashkepunim me te frytshem mes dy institucioneve, per te goditur krimin e organizuar ne vendin tone.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›