Arbitri eshte me ne...
Skena e paradokohshme, kur një deputet aktual i parlamentit shqiptar u fut në fushën e lojës dhe goditi arbitrin, në të vërtetë, përveç të tjerash, është shprehje e një koncepti më të thellë, tërësisht shqiptar, sipas së cilit arbitrat duhet të mbajnë anë. Me këtë rast, nuk ka se si të mos na kujtohen skenat nga fëmijëria, teksa bërtisnim edhe vetë në stadiume njëzëshëm: "Arbitri është me ne!". Ishte një gërthitje, e cila jo domosdoshmërisht duhet të dëshmonte se vërtet arbitri ishte në anën e skuadrës sonë të zemrës, më shumë ishte një grishje, një joshje me një ndjesi të fshehtë korruptimi ndaj atij që presupozohej se duhet të mbante drejtësi.
1.
Pretendimi i disa partive shqiptare, në lidhje me përbërjen e komisioneve zgjedhore të parashikuara në Kodin e ri Zgjedhor dhe më pas greva e urisë e dhjetë deputetëve, me në krye zotin Meta, në të vërtetë mund të lexohet edhe si një dëshmi e këtij mentaliteti korruptiv dhe klanor. Klanor qoftë edhe kur pretendon të jetë partiak. Vendimi tashmë i sanksionuar në ligj, sipas së cilit dy partitë e mëdha do të kontrollojnë në shumicë administrimin e zgjedhjeve përmes militantëve të tyre, krejt ndryshe nga sa do të ishte e logjikshme dhe krejt ndryshe nga sa edhe rekomandimet e organizatave të specializuara e kërkonin, pra ngritja e komisioneve të departizuar, mundësisht të përbërë nga punonjës të administratës publike (gjë që e kërkuan përveç grevistëve, edhe Dule, edhe Ceka, edhe ish-presidentët Moisiu dhe Meidani, edhe shumë e shumë intelektualë), është produkt i kësaj gjendjeje të degradimit politik, kur në duet lideri i PD dhe drejtuesi i PS sanksionuan me ligj se "arbitri" është me ata dhe vetëm me ata.
Ai miku im profesor, një nga firmëtarët e peticionit të paradokohshëm, skeptik i pandreqshëm deri në cinizëm, më thoshte: "Kjo që vendosën Rama e Berisha është njëlloj sikur peshoren në dyqan ta kontrollojë vetëm shitësi. Ti jep paratë. Kërkon një kile djathë. Peshoren e sheh vetëm shitësi. Të fut në qese aq sa ai e gjykon të arsyeshme dhe… mirupafshim!". Po të ndodhte kjo në jetën e përditshme, do të ishte vrarë gjysma e botës.
2.
Sa kohë që e kemi pranuar të gjithë se jemi të angazhuar në integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, ne, me vullnet të lirë dhe vetëdije, kemi pranuar njëherësh që institucionet e specializuara të këtyre organizatave, pra të BE-së dhe të NATO-s, të bëjnë edhe gjykimin e atyre që kemi arritur, thënë ndryshe evoluimin e procesit të reformave europianiste të vendit. Në këtë kuptim jo vetëm organizatat në fjalë, por edhe shumë prej ambasadave të shteteve kryesore të këtyre organizatave jo rrallë do t‘u duhej të luanin rolin e "arbitrit".
Mirëpo, vini re se si përthyhet në mentalitetin tonë klanor marrëdhënia me këta "arbitra". Rama ha darkë me shefin e zyrës së BE-së në Tiranë, thonë lajmet. Pas promovimit të librit të Obamës, Rama dhe ambasadori amerikan biseduan kokë më kokë. Berisha udhëton nëpër Shqipëri me ambasadorin gjerman, i cili merr përsipër edhe të bëjë analiza tekstuale të të shprehurit të politikanëve të ndryshëm. Amerikanin e kemi me vete, tani që u ndryshua edhe presidenti. Jo, gjermani është me ata. Për holandezin dihet që mbështet G99-n… Belgu mbështet X, çeku e ka mirë me Y, britaniku me Z… Pak a shumë, këto janë lajmet që përcillen përmes shtypit më pak e përmes celularëve ca më shumë. Rrjeti i intrigës banale funksionon më së miri.
Thënë ndryshe: unë (ti, ai, ajo) kemi komprometuar ata që do të duhej të konsideroheshin si "arbitra". Dhe këtu loja hilacake është dyplanëshe. E para është sepse, përmes krijimit të iluzionit publik, sipas së cilit X, Y apo Z zotërojnë mbështetjen e "arbitrit" kryesor apo të "vijëruajtësve", zotërinjtë në fjalë fuqizojnë klanin vetanak, ia shalojnë pamëshirshëm kundërshtarëve politikë, vartësve kokulur dhe e lëshojnë "pa duar" vjedhjen e pasurive publike e personale. Rrafshi i dytë është sepse jo rrallë, vetë "arbitrat", përgjithësisht të drejtpërdrejtë e të ndershëm - në shqip ne i themi sipas frëngjishtes naïf-ë, - bien në grackën e ngritur mjeshtërisht nga "liderët" tanë. "E hanë" retorikën boshe të antikorrupsionit, të shpirtit europianist, të angazhimit serioz për reforma të mëdha të këtyre liderëve, shkruajnë ca raporte optimiste për njërin, pesimiste për tjetrin, pa e kuptuar se janë jo vetëm viktima, por edhe jo rrallë megalomanë falë "hileve" bizantine të "liderëve" tanë që fshehtazi shkruajnë SMS-ra nëpër media: Arbitri është me ne, e morët vesh?
3.
E, kështu shkuam te një "arbitër" tjetër i rëndësishëm i jetës demokratike, te mediat. Tashmë pothuajse ekziston një bindje e përgjithshme se mediat janë të korruptuara së paku politikisht. Njëri kanal televiziv kontrollohet deri në qelizë nga Rama, një tjetër nga Berisha e nëse dëshiron të depërtosh në ta, duhet domosdoshmërisht të thuash atë që ata "dëshirojnë". Vini re ç‘ndodh: njëra media e shpall Bashën kryehajdut, tjetra hero të nacionalizmës. Që të kesh anshmëri politike në media, nuk është një sakrilegj, por kjo do të ishte e pranueshme vetëm nëse është produkt i analizës dhe i orientimit politik të bordeve editoriale, që tashmë dihet që nuk ekzistojnë. Këta "arbitra" kontrollohen përmes manipulimit të interesave ekonomike të pronarëve. Dhe me këtë autoritet të bjerur të "arbitrave" sigurisht që loja do të bëhet pa rregulla: këmbët do të thyhen, golat nuk do të njihen, lojtarët do të dalin-hyjnë nga loja sipas qejfit, deputetët do të zbresin në "fusha" dhe do të ushtrojnë dhunë. Dhunë në kuptimin parësor të fjalës.
4.
Në të vërtetë është edhe kjo marrëveshje e mbrapshtë me "arbitrat" çka bën që kohë më kohë të pësojmë zhgënjime të rënda, sikundër ndodhi me të famshmet 6 pika të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Sepse kur kujton se "arbitri" është me ty, në të vërtetë ti krijon edhe një iluzion të rrezikshëm se vërtet lojën po e fiton vetë. Atëherë ndodh si do zot me statusin e Kosovës. Shumëkush e di se prapa mefshtësisë së diplomacisë dhe politikës shqiptare në të gjitha anët e kufijve, është pikërisht ky iluzion, që përthyer në një gjuhë edhe më të prekshme përthyhet: Ne kemi Amerikën me vete dhe e di ajo si do zgjidhet puna e Kosovës. Rreshtin pas kësaj përpjekjet, shthuret gardhi i punëve, lëshohen institucionet në kthetrat e interesave klanore…
5.
Në të vërtetë, mentaliteti tradicional, sipas së cilit, mjafton të komprometosh "arbitrat" dhe "lojën" e ke të fituar, është thelluar ndjeshëm kohët e fundit dhe ndjehet posaçërisht në rënien e autoritetit të institucioneve që do të duhet të ishin të pavarur. Në këtë vorbull të frikshme korruptive janë tashmë gjyqtarët e trupave më të rëndësishme të vendit, Presidenca, Kryetarja e Parlamentit që do të lipsej të demonstronte bashkëlargësi, së paku emocionale, ndaj të dy krahëve politikë, e deri te Presidenti. Ky i fundit, të paktën në dy raste u shpreh se do të lipsej një sjellje tjetër politike si ndaj ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, ashtu edhe ndaj Kodit të ri Elektoral, por fjalët e tij u "grinë" në gjeratoren e interesave partiake, ashtu si edhe ato të institucioneve të tjera që do të duhej të ishin vërtet në rolin e "arbitrave" dhe të respektoheshin si të tillë.
Dhe kësisoj mentaliteti klanor (i ngritur tashmë deri në partitë politike, që gjithnjë e më shumë po u ngjajnë thjesht klaneve të drejtuesve të tyre), i ngritur mbi atë institucional, shkatërron strukturën e shtetit të së drejtës. Të gjithë bërtasin si në një gjendje halucinante: Arbitri është me ne. Jo, ai është me ne…
Mos çuditemi paskëtaj që "arbitrat" e vërtetë na nxjerrin përpara provime pas provimesh, sikundër ishte edhe deklarimi i fundit i Oli Rehn në lidhje me "provën" që duhet të kalojë demokracia shqiptare sërish në zgjedhjet e ardhshme politike. Dhe s‘ka për të qenë i fundit, sigurisht…