Integrimi dhe nacionalizmi
Tashmë në kushtet e globalizmit, ekonomitë dhe politikat e kombeve janë ndërthurur me njëra-tjetrën dhe janë bërë të ndërvarura. Shumëkombëshet shkëmbejnë aksionet ndërsjelltas dhe gjigantët e ekonomisë kanë menaxherë prej vendeve të ndryshme nga pasaportat e tyre. Mund të shkëmbesh informacion brenda sekondës në çdo cep të globit dhe të përshkruash treçerekun e Evropës dhe Amerikën e Veriut pa gjetur askund kontroll kufitar. Të flasësh në këto kushte për Atdheun, kur gjithçka flet për integrimin, duket arkaike.
Megjithatë, nëse gërvisht lëkurën e një perëndimori do zbulosh se gjaku që rrjedh nuk është ndryshe nga ai i gjyshërve të tij. Vështirë të gjesh virusin e nacionalizmit që shkatërroi Evropën në shekullin e 20-të. Por, nëse do përdornim metaforën, Atdheun, evropianët e kanë në zemrat e tyre. Të gjithë pa përjashtim janë xhelozë për gjuhën e tyre dhe në Këshillin e Evropës është luftë e vazhdueshme nga çdo komb anëtar për evidentimin e gjuhës së tij si gjuhë zyrtare e komunitetit. Pjesëtarë të Evropës së Bashkuar si Letonia, Lituania dhe Estonia, me histori pavarësie vetëm disavjeçare dhe me minoritete që kapin 40% të popullsisë së tyre, refuzojnë t‘u njohin këtyre minorancave statusin e minoriteteve dhe dhënien e shtetësisë.
Sllovenia, 65 vjet përpara, me duart e ish-Jugosllavisë, spastroi Istrian nga italianët dhe sot refuzon kthimin e tyre. Italianët, xhelozë për identitetin e tyre, janë të kapluar nga ankthi i vërshimit islam prej Afrikës Veriore. Jugu i Spanjës, një vend agrar dhe me varfëri ekstreme deri 25 vjet më parë, sot është ksenofob dhe refraktar deri në dhunë ndaj emigracionit magrebin që rrezikon ekuilibrin kulturor dhe demografik. Franca ka krijuar muret e saj brenda qyteteve dhe shoqërisë, ku dy botë janë të ndara nga ngjyra dhe subkultura. Shoqërinë gjermane, e ndrojtur të shfaqë identitetin e saj për shkak të së kaluarës dhe ngarkesës që mbart edhe pas 64 vjetësh, e ka segreguar emigracioni turk, qoftë i brezit të dytë ose i tretë, në lagje e klube të veçanta.
Belgjika po shpërbëhet nën tensionet centrifugale të valonëve dhe flamandëve; ndërsa Holanda po bëhet e vetëdijshme se multikulturalizmi nuk do të thotë shuarje e identitetit vetjak, por evidentim. Greqia nuk njeh pakica kombëtare brenda kufijve nacionalë, përkundrazi pretendon se është ngushtuar në vite. Polonia ka rigjetur zjarrin nacionalist dhe e ka shprehur me zgjedhje të figurave, që i mëshojnë kësaj dukurie, si në rastin e Presidentit aktual. Edhe vende të sapopranuara në BE, si Rumania, janë të shurdhëta për minoritetin disamilionësh hungarez të Transilvanisë, duke u përvetësuar heronj si Janiosh Huniadin; ndërsa bullgarët kanë filluar të mos e vënë re minorancën prej 1 milion turqish që kanë brenda kufijve.
Në gjithë këto shfaqje të nacionalizmit, duhet thënë se shumica e qeverive të këtyre vendeve kanë një politikë zyrtare të gjithpërfshirjes, multietnicitetit dhe multikulturalitetit. Por cila është eshka që mban ndezur flakën e nacionalizmit në shoqëritë e këtyre vendeve edhe në kushtet e heqjes së kufijve, ndërkohë kjo ndjenjë te ne sa vjen e flashket përditë? Nëse do të shohim fqinjin tonë, Italinë, të cilën shumë nga ne e njohin dhe e duan, e që nuk shquhet për ndonjë zjarr nacionalist (Oriana Fallaci i akuzonte bashkëkombësit e saj se tundin flamurin kombëtar vetëm në ndeshjet e përfaqësueses) dhe të krahasojmë dukuri të sajat me tonat, do vërejmë se ashtu si ne, Italia është një shtet relativisht i ri, e për më tepër i krijuar nëpërmjet një bashkimi të sforcuar. Përjashtuar një elitë të vogël, e cila aspironte bashkimin, ashtu si te ne, masat ishin apatike ndaj këtij ndryshimi, ndërsa kleri ishte, pak të themi, konservator. Në momentin e bashkimit, në gadishullin Apenin ekzistonin shtete shekullore si Papati dhe Mbretëria e Napolit me alibi historike dhe legjitimitet hyjnor, mund të themi. Vetëm 2.5% e italianëve flisnin gjuhën letrare dhe ishin në gjendje të kuptoheshin me njëri-tjetrin. Për të realizuar bashkimin, Kryeministri i Piemontit, konti Kavur, rekrutoi dhe pagoi një mercenar, Garibaldin dhe gjatë kësaj lufte u ekzekutuan me mijëra jugorë që i rezistuan bashkimit. Pas realizimit të procesit të bashkimit, jugu i vendit vazhdoi kundërshtimin e shprehur në formën e banditizmit, por Italia e bashkuar nuk ngurroi të ushtronte ekzekutimet masive.
Me gjithë këto njolla të errëta në historinë e saj të vonë, nuk do gjesh në Itali asnjë intelektual serioz, i cili të vërë në dukje mungesën e skrupujve të Kavurit dhe mercenarizmin e Garibaldit. Përkundrazi nuk ka qendër të banuar, nga fshati më i humbur deri te qytetet kryesore, që të mos kenë emërtuar sheshin dhe rrugët e tyre kryesore me emrin e Kavurit, Garibaldit dhe Viktor Emanuelit II (ai që pushtoi vendin tonë ishte i treti) si themelues të kombit italian.
A nuk do të ishte me vend që çdo qendër e banuar në vendin tonë ta kishte të detyruar me ligj, që të emëronte sheshet dhe rrugët kryesore me emrat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Naim Frashërit, Isa Boletinit, Abdyl Frashërit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Ded Gjo Lulit, e të shumë burrave që shkrinë jetët dhe pasuritë e tyre për të realizuar idenë kombëtare?
Pavarësisht viktimave dhe vrasjeve që shkaktuan udhëheqësit e saj historikë, shoqëria italiane, megjithëse është mjaft e pjekur, është bashkuar me paktin e heshtur të elitës së saj dhe për hir të unitetit nuk i përmend kurrë anët e errëta të tyre. E kundërta ndodh te ne, ku personazhe ambigue nuk ngurrojnë me hamendësime frojdiane të shpjegojnë personalitetin e themeluesit të idesë shqiptare dhe kritikojnë luftërat e tij, a thua se i bëri në kohën kur Evropa ishte përfshirë në lëvizjet hipi dhe jo në shekullin e 15-të.
Në çdo kryeqendër province italiane (brenda qyteteve) janë varrezat monumentale të të rënëve në luftërat e Italisë (qofshin këto mbrojtëse ose pushtuese) dhe në hyrje të selisë së çdo komune janë gdhendur në pllaka mermeri emrat e të rënëve nga kjo komunë, në historinë 160-vjeçare të shtetit italian. Por në Atdheun tonë, Varrezat e Dëshmorëve janë gjysmë të vithisura e në prag të shkatërrimit. Aq më shumë të dhimbsen ato, kur krahasohen me varrezat monumentale të grekëve në Bularat e Këlcyrë, a thua se të parët janë pushtues e të dytët çlirimtarë.
Nuk ka parti politike italiane që të mohojë, e aq më tepër ta quajë inekzistent spastrimin etnik që iu bë italianëve të Istrias nga partizanët e Titos, pavarësisht se italianët e atëmoçëm ishin krijuesit e fashizmit, ndërsa jugosllavët, pjesë e aleancës së madhe antifashiste. Ndërsa një pinjoll provincial i atyre të cilët u mikpritën dhe u punësuan nga stërgjyshërit tanë, kohët e fundit na pështyu në mes të Tiranës, me thënien se "çështja çame është inekzistente", duke përdhosur rishtas mijëra civilë të masakruar. Kuptohet që ne nuk na u drodh qerpiku e as e morëm mundimin të fshinim gëlbazën.
Qenia në udhëkryq të Mesdheut dhe të rrugëve detare, e ka bërë Italinë një konglomerat racash dhe prejardhjesh. Grekët, arabët, francezët, spanjollët dhe popullsitë gjermanike erdhën, kaluan dhe shpesh u vendosën e u kryqëzuan me vendasit. Italianët e sotëm e dinë historinë, por më tepër i mëshojnë aspektit italian të historisë së tyre. Xhelozë për identitetin e tyre të spikatur kulturor dhe shtetin e tyre, kanë kritere ligjore të shkruara dhe vetëdije profesionale, që ia ndalojnë një nëpunësi të vërë në dyshim kompaktësinë e vendit dhe Kushtetutën. Ndërsa në Shqipëri nuk ka mbetur vllah, arixhi, evgjit, grek ose sllav, i cili di shkrim e këndim, që mos të na nxjerrë ne shqiptarëve pakicë kombëtare në vendin tonë, të mos pretendojë përkatësinë e flamurit dhe kombësinë e heronjve, pavarësisht se këta shqiptarë u dhanë strehë e punë në kohërat kur të tjerë i ndiqnin me thikë në dorë.
Historia e fqinjëve tanë, dhe më larg, na mëson se nacionalizmi agresiv, ai që çon kombet në shkatërrim, si në rastin gjerman dhe serb, është i dënueshëm dhe jo produktiv. Por vetëdija kombëtare është kushti i domosdoshëm për formimin e qytetarit. Jo vetëm të qytetarit në kuptimin urban të fjalës, por të qytetarit si qenie sociale, ç‘ka është edhe kushti i domosdoshëm për një demokraci.