E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundësi për një fillim të ri

Edhe kur Barak Obama të përballet me çështjet e rëndësishme të tilla si Iraku, Irani dhe Afganistani, ai akoma duhet të gjejë kohë dhe kurajë të përballet me një lloj autokracie të armatosur me armë bërthamore, që kontrollon shumë prej naftës dhe gazit të botës. Si duhet të sillet z. Obama me Presidentin zyrtar të Rusisë, Dimitri Medvedev, dhe udhëheqësin real të Rusisë, Vladimir Putin? Alternativa është e hapur: z. Obama mund t‘i trajtojë ata ashtu si udhëheqës demokratikë, ose si njerëz që aspirojnë të jenë diktatorë. Vendimi i tij do t‘i tregojë botës se sa seriozisht ai i merr premtimet e tij për të ndryshuar. Kremlini është shumë i etur për t‘u pranuar si i barabartë. Ai në dukje shpreson që z. Obama do të dërgojë sinjalin se demokracia në Rusi nuk ka rëndësi, që shkatërrimi i opozitës dhe i fjalës së lirë nga Kremlini është i pavend dhe që aneksimi i pjesëve të Gjeorgjisë është një çështje lokale dhe jo një çështje ndërkombëtare. Javë më parë, z. Medvedev ishte në Francë për t‘u takuar me udhëheqësit e Evropës. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili është edhe Presidenti aktual i Bashkimit Evropian, u mundua me gjuhën e tij për ta bërë dhe për ta paraqitur veten si një ndërmjetës të madh. Z. Sarkozi shpalli me krenari se Rusia "pothuajse i ka kompletuar" detyrimet e saj për të zgjidhur konfliktin me Gjeorgjinë.

Elita qeverisëse e Rusisë ka aleatë të ngushtë midis vendeve evropiane, të cilët z. Obama është përpjekur që t‘i fitojë. Unë jam shumë më pak i shqetësuar nga deklaratat e vrazhda të Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, mbi "nxirjen" e z. Obama se sa për rrugën në të cilën ai lëviz për të mbrojtur interesat tregtare dhe politike të klanit të z. Putin. Udhëheqës të tillë si z. Berluskoni dhe z. Sarkozi nuk kanë

besim te shteti i Rusisë. Për më tepër, ata janë duke mbrojtur z. Putin si një mjet për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre personale dhe të biznesit. A do të jetë dëshira e Obamës për të ngritur dollinë për Evropën në kurriz të demokracisë në Rusi? Z. Obama duhet të dëgjojë me më shumë kujdes, kur zëra evropianë mbrojnë regjimin e Putinit. Pothuajse gjithmonë ka fërshëllima gazi, ose gurgullimë nafte në sfond.

Para dy javësh z. Medvedev ishte në Uashington për të vazhduar ofensivën e tij të re magjepsëse. Por, z. Obama duhet të sjellë ndërmend se ai ishte zgjedhur nga mbi 66 milionë votues, ndërsa z. Medvedev ka nevojë vetëm për një votë - atë të paraardhësit të tij, z. Putin. Ka pak dyshime se zgjedhjet më të fundit në Rusi kanë qenë më pak të vlefshme se sa ato në Venezuelë dhe Iran. "Udhëheqësi suprem" i vetë Rusisë nuk mund të jetë trajtuar si një përfaqësues i vërtetë demokratik, nëse dëshirat e administratës së re amerikane për të mbajtur jashtë vendit ndonjë kredibilitet mbi çështjet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Për një shikim të shpejtë në "demokracinë" e Rusisë, shikoni vetëm në idenë e saj për dalje nga kriza.

Ndërsa Uashingtoni është i shqetësuar për "Main Street", në Rusi qeveria dëshiron t‘u vijë në ndihmë oligarkëve - në kurriz të taksapaguesve rusë. Në fjalimin e z. Medvedev në Moskë, më 5 nëntor, ai garantoi mafien drejtuese të vendit se çdo gjë është biznes si zakonisht, me gjithë krizën financiare globale. Ai gjithashtu foli mbi zgjerimin e afateve për postet e Presidentit dhe Parlamentit, megjithëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare ruse nuk janë përpara vitit 2011. Fjalimi dërgoi dy sinjale. I pari, që Kushtetuta, e mburrur nga z. Medvedev si "gurëthemeli i ligjit", mund të jetë shtrembëruar. Kjo ndihmon hapjen e rrugës për rikthimin e z. Putin në zyrën e tij të vjetër në Kremlin, mbase edhe përpara se të gjithë aparatet të jenë larguar nga atje. Në takimin e 7 nëntorit me zyrtarë të lartë, z. Medvedev instruktoi ministrin e Brendshëm që të shtypte çdo demonstrues, "të shfrytëzonte krizën" si ekstremistët dhe kriminelët. Nëse BE-ja ka injoruar "pothuajse plotësisht" gjakderdhjen në Gjeorgji, a do ta pranojnë ata këtë edhe në Rusi?

Ekonomia ruse në rënie përshpejtoi një grup të ri kërcënimesh. Shumica e rusëve, të cilët nuk kanë ndarë lugën me elitën e z. Putin gjatë dekadës së kaluar, janë duke parë të realizohet ajo të cilën ata nuk e duan kurrë. Kur z. Medvedev mori postin, tha se Rusia do të bëhej një qendër globale financiare dhe se rubla do të bëhej një valutë alternative rezervë. Por, me naftën që i afrohet 50 USD/fuçi, miti i një Rusie të fortë dhe të qëndrueshme ka përfunduar. Me kaq shumë aspekte të jetës në Rusi që po përkeqësohen në mënyrë simulante, regjimi duhet të shtrëngohet shumë për të ruajtur kontrollin. Çdo ditë zvogëlon mundësinë e një tranzicioni të mëvonshëm e të qetë të pushtetit. Ashtu siç thoshte Xhon F. Kenedi, "ata të cilët e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do ta bëjnë të paevitueshëm revolucionin e dhunshëm". Një bisedë e tillë mbi rënien e regjimit të Putinit nuk është vetëm një mendim i dëshiruar.

Kujtoni të gjithë ata ekspertë, të cilët dështuan në parashikimin e shembjes së Bashkimit Sovjetik. Mos besoni që dëmi nga një rënie e dhunshme do të jetë kufizuar brenda kufijve të Rusisë. "Gazprom" dhe zoti i tij kanë shumë aleatë në kompanitë dhe qeveritë perëndimore, të cilët aktualisht shërbejnë si ndihmës të Kremlinit. Është edhe çështja e arsenalit të madh, ndonëse i dobësuar, bërthamor dhe ushtarak i Rusisë. Sjellja e z. Medvedev mbi kërcënimin e supozuar nga zgjerimi i NATO-s - dhe mbi dislokimin e raketave pranë kufijve polakë në përgjigje të mbrojtjes antiraketë amerikane - është pjesë e planit të tij për të bindur udhëheqësit perëndimorë që ta lënë të qetë, kështu që ai të mund të vazhdojë grabitjen e tij. Z. Obama duhet ta bëjë të qartë me shpejtësi se ai nuk do ta tolerojë këtë. Ai nuk mund të përsërisë gabimet e paraardhësit të tij dhe të shikojë sytë e z. Putin në vend që të shikojë faktet për të. Karakteri i z. Obama gjithashtu do të vihet në provë. Ai do të dështojë nëse nuk do ta etiketojë në mënyrë korrekte diktaturën e z. Putin prej fillimit. Nëse e bën këtë, z. Obama mund të jetë i aftë të ndihmojë për të sjellë shpresë dhe ndryshim për një zonë elektorale krejtësisht të re: 142 milionë rusë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›