E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra pret "Spanjën në kaleidoskop"

U përurua në Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të Vjeshtës Kulturore Spanjolle 2008 "Java e parë e kinemasë spanjolle", titulluar "Spanja në kaleidoskop". Aktiviteti do të zgjasë deri më 27 nëntor. Ai organizohet në kinema "Millenium" në Shkodër. Ky aktivitet kulturor, i cili ka mbërritur në vitin e dytë të tij, organizohet prej ambasadës spanjolle, për të afruar kulturën e këtij vendi në qytetet kryesore shqiptare. Java e kaluar e filmit spanjoll "Kinemaja dhe artet" ka qenë e pranishme në Durrës, Berat, Pogradec, Vlorë dhe Fier. Këtë vit, cikli "Spanja në kaleidoskop" do të përshkojë Shkodrën, Korçën, Elbasanin dhe Gjirokastrën. Ky cikël është një propozim që përfshin këndvështrime dhe vizione të ndryshme të kinemasë sonë aktuale, një udhëtim në diversitetin gjeografik dhe kulturor që përcakton Spanjën. Bazuar në këtë bosht qendror, këndvështrimet e ndryshme të kinemasë spanjolle, do të

shfaqen në katër filma: "Mar Adentro" ("Deti brenda") i Alejandro Amenabar (2004); "Azul oscuro casi negro", ("Bojëqielli e errët, thuajse e zezë") i Daniel Sánchez Arévalo (2006), "Soldados de Salamina", ("Ushtarët e Salaminës") i David Trueba (2006) dhe "Tierra", ("Tokë"), i Julio Medem (1996). Çdo film zbulon peizazhe të reja të cilat përcaktohen pjesërisht nga lidhja që secili prej tyre ka me rajone të ndryshme të Spanjës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›