Arbri "rebelohet" ndaj Shkëlqimit
Nata ka qenë kthjelluese për banorët: janë mbledhur të gjithë dhe debati nxehet lidhur me atë se çfarë është "Big Brother", pse janë zgjedhur ato personazhe që kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe dhe se çfarë kanë treguar ata nga vetja.
Arbri flet drejtpërdrejtë me Shkëlqimin, por thotë se ky është një diskutim që duhet bërë për të debatuar pa përjashtim të gjithë eksperiencën e kaluar deri tani.
Arbri mendon se nëse loja e banorëve brenda në "Big Brother" bazohet te thashethemet dhe sulmet personale, të fshehtat dhe me qëllimin e të manipuluarit, loja ka dështuar. Ai shprehet se që në koncept ata e kanë të gabuar idenë e lojtarit të mirë, që sulmon drejtpërdrejtë e në mënyrë të fshehtë dhe se mënyra sesi është jetuar deri tani brenda në shtëpi është krejtësisht e gabuar.
Shkëlqimi ndihet shumë i sulmuar në këtë pikë dhe mbrohet. Arbri i thotë se nëse Shkëlqimi e ka kompleksin e protagonistit, ai nuk ka faj.
Gjatë debatit që hap Arbri dhe akuzat e tij të forta ndaj mentalitetit për lojën brenda në "Big Brother", Romina dhe Shkëlqimi i bëjnë shenja njëri-tjetrit, që tregojnë për ndjenja të mëdha inati. Shkëlqimi i bën shenja që ajo do të iki dhe fërkon barkun, ndërsa Romina i nënqesh dhe e pyet se çfarë e shqetëson.
Ndërkohë, Shkëlqimi akuzon Arbrin se ka informacione që të tjerët nuk i dinë. Arbri nuk i jep shpjegime sesi ka logjikuar gjatë këtyre dy muajve mbi sensin e lojtarit brenda "Big Brother" dhe krahasimin me faktin konkret, por e pyet drejtpërdrejtë nëse ai vetë, Shkëlqimi, ka bërë thashetheme dhe a ka krijuar sulme ndaj të tjerëve. Shkëlqimi i përgjigjet se këtë nuk e di. Çimi i thotë Arbrit se ai nuk është askush që t‘u thotë atyre se duhet të bëjnë një lojë të pastër, pasi për Shkëlqimin loja ka qenë e tillë.
Balanca
Arbri nuk akuzon asnjëri për çekuilibrat mes tolerancës, etikës, zgjuarsisë dhe thashethemet, intrigës dhe manipulimit. Ai thotë se të gjithë ata janë fajtorë në këtë drejtim. Jonida i thotë se këto janë pjesë e jetës reale, por Arbri i thotë se thashethemet e kanë mbytur debatin e lirë dhe inteligjent.
Arbri hap siparin
Arbri është përshirë në një thashethem, që është zhvilluar mes Çimit dhe Rominës, sikur Çimi e ka sharë Arbrin pas krahëve. Duke dëgjuar kështu fjalësh, ai e ka pyetur Çimin nëse janë të vërteta dhe ai i është përgjigjur se Romina gënjen. Arbri i thotë se është trashanike të mendosh se mund t‘ia hedhësh me gënjeshtra në një vend kur monitorohesh 24 orë me kamera.
Kjo bisedë i hap dyert një diskutimi edhe me të fortë mbi historinë e "Big Brother" dhe të gjithë personazheve të përfshirë. Në krye të këtij debati, ku marrin pjesë të gjithë, është Arbri.
Ai formulon mendimin se shumica e marrëdhënieve brenda "Big Brother" janë ngritur mbi intriga dhe konflikte, që janë justifikuar si mjete për të konkurruar mes njëri-tjetrit. Ai thotë se që në koncept loja mes banorëve është e dështuar, që kur ikona e lojtarit të suksesshëm është personi që përdor dinakërinë për t‘i bërë të tjerët të zihen. Mendimi se etika e nëpërkëmbur e lojës është kthyer në një etalon vlerësimi, i ngjan diçka e papranueshme Arbrit.
Shkëlqimi ndihet sikur është objekt akuzash nga këto argumente dhe nis të kundërshtojë e t‘i thotë Arbrit se ai po u drejtohet të tjerëve me tone gjykuese, sikur ai mban të drejtën të vlerësojë se çfarë është një lojë e pastër dhe çfarë nuk quhet e tillë. Romina e thotë mendimin e saj, sipas të cilit, Shkëlqimi është fajtori kryesor i këtyre intrigave.
Olsi dhe Najada nuk përfshihen direkt në debat, por zbusin efektin e fjalëve të Arbrit te të tjerët, duke i transformuar ato edhe në argumentet e tyre.
Astriti thotë se thashethemi zhvillohet si e vetmja mënyrë të foluri brenda shtëpisë dhe merr shembuj konkretë, por Arbri nuk e lë të vazhdojë me emra të përveçëm.
Ai u thotë të gjithëve se debati është konceptual dhe se s‘ka për qëllim të akuzojë asnjeri, por e ka të qartë se çfarë ka ndodhur dhe se si janë zhvilluar intrigat dhe sherret brenda shtëpisë, duke ndikuar direkt në një vlerësim të ulët nga publiku. Kjo logjikë kundërshtohet nga Çimi, i cili i thotë se ai nuk ka nga ta dijë këtë. Arbri e pyet nëse ai ka bërë thashetheme dhe intriga dhe Shkëlqimi i përgjigjet se nuk di që këto të kenë ndodhur. Jonida i thotë Arbrit se këto janë veprime tepër të zakonshme në jetën e përditshme, por Arbri i thotë se ekuilibri mes debatit regresiv dhe zhvillues peshon më shumë nga i pari.
Debati mes Çimit dhe Arbrit mbi lojën dhe marrëdhëniet mes banorëve vazhdon. Çimi e pyet Arbrin pse ai pretendon se përzgjedhja dhe vlerësimi i secilit prej banorëve nga juria e "Big Brother" ka pasur të tjera synime për personazhet, nga ato të cilat kanë shprehur realisht banorët. Arbri thotë se ai vetë si konkurrent "fërkon barkun" nëse të tjerët zihen, por kur shpifja bëhet pjesë e lojës, zhgënjimi vjen rrjedhimisht. Çimi mendon se loja i pranon të gjitha veprimet dhe se ata nuk janë aty për të vlerësuar njëri-tjetrin. Arbri i përsërit se ai nuk gjykon të tjerët, por flet se çfarë atij nuk i pëlqen te loja.
Najada dhe Dorina
Ndoshta sepse janë tipa tepër të ndryshëm, por Najada ka komentuar disa herë mbi Dorinën, duke e quajtur Madame Baterfly.
Najada e imiton shpesh Dorinën dhe mënyrën sesi ajo vepron, duke treguar hapur antipatinë e saj.
Dreka
Dreka është pothuajse gati. Si pjatë të parë ata kanë supë të përgatitur nga Dorina dhe për të dytë pastiço të gatuar nga Jonida. Me rastin e 1 Majit, banorët kanë improvizuar një tip pikniku në kopsht. Jonida dhe Dorina marrin komplimentet e merituara. Arbri uron banorët me rastin e 1 Majit. Banorët janë ndarë në dy grupe: Shkëlqimi, Poli dhe Astriti nuk janë ulur me pjesën tjetër të banorëve; ata kanë preferuar të ulen në tavolinë në kopsht më mirë se në bar, ku ndodhen të tjerët.
Shkëlqimi, me sa duket, ka ankesa për pastiçon dhe e krahason me gurët e piramidës, ndërsa Poli ngacmon Jonidën, duke i thënë se "Shkëlqimi ka hall, kush do ia kompensojë dhëmbët pas pastiços". Banorët kujtojnë situata komike që kanë ndodhur gjatë jetesës në "Big Brother".