Ardhja e Erdogan shtyn mbledhjen e Kuvendit

14/02/2005 Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër seancën e rradhës. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se, Kuvendi nuk do të mblidhet sot, pasi është parashikuar që ditën e martë, Kryeministri i Turqisë, Erdogan, do ti drejtohet deputetëve me një fjalim. Para takimit me deputetët, kryeministri i Turqisë do të zhvillojë takime pune me kryeministrin, Fatos Nano, dhe me Presidentin, Alfred Moisiu. Erdogan është ftuar në Tiranë prej Kryeministrit Fatos Nano. Duke e vlerësuar këtë vizitë tejet të rëndësishme, kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thyejë traditën e mbledhjeve ditën e hënë, duke nderuar kryeministrin Turk, në vizitën në Shqipëri. Gjithashtu, duke parë se sot është dita e të dashuruarve, pritet që dhe në komisione të mos zhvillohen mbledhjet e rradhës.