Nano përuron rikonstruksionin e godinës së Bashkisë së Durrësit

14/02/2005 Këshilltarët e opozitës kundërshtojnë kryesministrin mbi papunësinë
Kryeministri shqiptar Fatos Nano, ka marrë pjesë në përurimin e rikonstruksionit të godinës së Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku i Durrësit, Lefter Koka, dhe Kryeministri Nano, kanë prerë shiritin e përurimit. Rikonstruksioni ka kushtuar 66.8 milion lekë. Fondet për risistemimin e bashkisë, e cila është ndërtuar në vitet 1930, janë pjesë e buxhetit të pavarur të bashkisë, ndërkohë që për instalimin e fonisë si dhe të një pjese të paisjeve, kanë dhënë falas shuma të konsideruara biznesmenë të qytetit dhe një fondacion hollandez, "People for People". Projekti i zbatuar nga dy firma, ka ndryshuar të gjithë imazhin dhe funksionimin e mjediseve të brendshme si dhe të fasadës së godinës. Në 1840 m2 sipërfaqe të tre kateve, janë rikompozuar mjediset si dhe sistemi i ndriçimit, telefonisë, paisjet kompjuterike dhe të gjithë elementët e tjerë, duke mos cënuar edhe ruajtjen e konstruksionit që nga koha e ndërtimit. Pas këtij rikonstruksioni, është hapur për të parën herë edhe salla e pritjes së popullit, me një infrastrukturë të nivelit të kohës. Në sallën e këshillit janë veçuar vendet e këshilltarëve, folësve, stafit drejtues, vendqëndrimit të medias dhe publikut, i cili do të mund të ndjekë takimet dhe zhvillimet tematike të këshillit. Kryeministri Nano, ka theksuar në fjalën e tij se, ende kjo administratë si dhe strukturat e tjera shtetërore që ushtrojnë aktivitet në qytetin më të madh bregdetar, duhet të jenë më të impenjuar në luftën kundër evazionit fiskal. Sipas Nanos, janë kryesisht biznese të vogla ato që shkaktojnë evazion fiskal, si pasojë e shmangies nga regjistrimi si subjekte. Gjatë takimit me këshilltarët e Bashkisë, Nano ka replikuar me përfaqësuesit e opozitës. Deklarimi i kryeministrit se Durrësi është qyteti me numrin më të vogël të të papunëve, ka ngjallur reagime në sallë. Deklarata është kundërshtuar nga këshilltarët e opozitës të cilët kanë detyruar të ndërpresin fjalën e Nanos. Sipas kryeministrit, Durrësi është në vendin e parë, përsa i përket punësimit dhe se papunësia zë 3.3 përqind. Por, opozita i është referuar shifrave të tjera dhe ka thënë se në Durrës janë 11.7 përqind e forcës së aftë për punë, të papunë.