Nëndega e PD kërkon KOP dhe në bazë
14/02/2005 Nëndega e PD Nr. 44, Zona që përfshin Komunat Paskuqan, Bërxull, Zall-Herr si dhe një pjesë të Njësisë Administrative Nr. 11 Laprakë, Universiteti Bujqësor-Kamëz, ka zgjedhur Faik Sulën në postin e kryetarit. Gjithashtu, në këtë mbledhje, filloi mbledhja e firmave për të mbështetur kërkesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për shtrirjen e Komitetit të Orientimit të Politikave dhe në strukturat e degëve të demokratëve. Për këtë çështje është miratuar dhe një rezolutë, që ka mbështetur nismën e kryedemokratit. Kjo zonë elektorale është një ndër zonat më të mëdha elektorale në Tiranë, me një popullsi rreth 70 000 banorë dhe me shumë probleme ekonomike, sociale dhe infrastrukturore. Gjatë zhvillimit të Kuvendit, përveç poblemeve politike, delegatët u përqëndruan edhe në problemet e shumta që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.