Protestuesit shqiptarë e gjuajnë me vezë Tadiçin dhe shoqëruesit
14/02/2005 Protesta para selisë së UNMIK-ut, kundër kryeministrit të Serbisë
Prishtinë-Në afërsi të ndërtesës kryesore të UNMIK-ut, gjatë kohës që po takohej shefi i UNMIK-ut, Petersen, me kryetarin serb, Tadiç, shumë qytetarë të Kosovës kanë organizuar një protestë, e cila ka zgjatur për më shumë se dy orë. Protestuesit ishin vendosur në dy drejtime të afërta me selinë e UNMIK-ut. Një pjesë e protestuesve ishte vënë në pjesën e përparme të selisë së UNMIK-ut, kurse pjesa tjetër ishte vendosur në mes të selisë së UNMIK-ut dhe Pallatit të Rinisë. Pjesëmarrësit ishin kryesisht familjarë, të cilëve forcat kriminale serbe ua kishin vrarë, apo ua kishin rrëmbyer të afërmit e tyre. Forcat e shumta të sigurimit, duke përfshirë policë të njësive speciale të SHPK-së, dhe trupat e KFOR-it, që e mbikëqyrnin tërë hapësirën me anë të helikopterëve, ishin në gjendje gatishmërie. Policia ka penguar protestuesit t’i afrohen më shumë, zyrës së UNMIK-ut, duke e bllokuar tërësisht rrugën kryesore “Luan Haradinaj”. Autoritetet e policisë, kanë përdorur në disa raste edhe forcën, dhe kjo ka nxitur fërkime mes protestuesve dhe policisë. Në këtë mënyrë është rritur tensioni, pasi policia është futur te protestuesit, që t’i kontrollojë se çfarë kanë nëpër xhepat e tyre, duke ua marrë vezët që i kishin përgatitur për mysafirin e paftuar dhe të padëshiruar. Policia ndaloi katër protestues, ndaj të cilëve është përdorur forca. Një aktivist i kësaj proteste tha se, para disa vjetësh, Serbia ishte autor i krimeve, ndërsa sot është bërë rezervat i kriminelëve, duke mos treguar as për afro 3000 të zhdukur nga Kosova. Zbardhja e fatit të të zhdukurve, ka mbetur në mëshirën e autorëve të krimit dhe autoriteteve serbe. Qytetari shtoi se po ky shtet serb, është plaçkitës i pasurisë së qytetarëve të Kosovës, i fondit pensional, fondit të kursimeve, pasurisë kulturore, arkeologjike, filmike, dokumentacionit administrativ, etj. Ai tha se shteti serb është hartues dhe implementues i programit për gjenocidin e kryer në Kosovë, vrasjen e mbi 15 mijë njerëzve, deportimin e afërsisht 1 milion qytetarëve të Kosovës, shkatërrimin e 120 mijë shtëpive. Po ashtu, me mijëra femra janë dhunuar. Po ky shtet po mbështet strukturat paralele serbe, që përpiqen të legalizohen në mënyra të ndryshme. Gjatë kësaj proteste janë penguar edhe gazetarët nga forcat e sigurimit.