Po fitoi PD, PBDNJ do të ketë një post në qeveri

14/02/2005 Sali Berisha thekson se përfaqësuesit e minoriteteve duhet të kenë vendin e tyre në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar koalicion me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në rast se opozita aktuale fiton zgjedhjet parlamentare. Në 14 vjetorin e themelimit të degës së Gjirokastrës, Berisha tha se PD do të ketë të rezervuar një post ministror për përfaqësuesit e minoritarëve. Për këtë deklaratë, Berisha është nxitur nga eksperienca e vendeve perëndimore, që kanë të rezervuar gjithnjë vende për minoritetet në Kuvend. Kreu i PD-së thekson se kjo shtresë e popullsisë, nuk mund të përfaqësohet nga socialistët, ndaj dhe degët e PD-së duhet të bëjnë një punë më të mirë për bashkëpunimin me minoritetet. Berisha thekson se menjëherë pas ardhjes në pushtet, do të nisë puna për pastrimin e shtetit nga korrupsioni dhe të korruptuarit.
Koalicioni me PBDNJ
Kreyetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur dje se, minoriteti është i lirë të votojë për kë të dojë, por nuk mund të përfaqësohet në parlament me PS-në. “Tashmë, është bërë e qartë nga Komuniteti Europian, se të drejtat e minoriteteve janë para të gjithë të drejtave të tjera të njeriut”, është shprehur Berisha. Sipas tij, PBDNJ, bën shumë mirë që merr pjesë në qeverisje, pasi i mbron më mirë të drejtat e minoritetit. “Minoriteti duhet të jetë prezent me çdo kusht në Parlament, me dy ose tre deputetë. Madje, bota e qytetëruar, paracakton vendet për pjesëmarrjen e deputetëve minoritarë në parlament”, tha Berisha.
Zgjedhjet
“Kur të vijmë në pushtet, do të operojmë me bisturi kirurgu, ndaj çdo vjedhjeje e manipulimi. Sot vidhen dy të treta e taksave dhe tatimeve, nga Angjelët, Dukat dhe Malajt. Objektivi kryesor i qeverisjes demokratike do të jetë turizmi dhe nuk do të bëjmë propagandë kundër turizimit në kohën e turizmit, siç bën ministri aktual i turizmit”, tha Berisha. Lidhur me deklaratën e kreut të PS-së, Nano, se do të tërhiqet nga politika në rast humbjeje, Berisha tha se “të besosh deklaratat e Nanos, është njësoj si të besosh kthimin e parave. Unë do të pranoj vullnetin dhe dëshirën e zgjedhësve”. Kreu i PD-së në vijimin e "Ditëve të Shpresës" tha se PD nuk e do pushtetin për revansh, por që të ngjallë shpresën tek shqiptarët, mbasi fenomeni i braktisjes, i largimit të emigracionit, është tema e ditës. "Rreth 100 mijë veta largohen nga Shqipëria në vit. Ne duam të vijmë në pushtet, se s’mund të gëlltitim ecurinë e arsimit me klasa që kanë mbi 50 nxënës, me klasa pa xhama, pa ngrohje. Të gjithë kemi qenë nxënës, por edhe në kulmin e varfërisë të atyre viteve, kishim ngrohje”, tha Berisha.
Nuk do të ketë gjyqe me gazetarët
Demokratët kanë deklaruar se në rast se do të fitojnë zgjedhjet, do të mbajnë një qëndrim të ndryshëm nga socialistët përsa i përket mediave dhe gazetarëve. “Nuk do të ketë gjyqe më ndaj medias, por vetëm përgënjeshtrim. Këtë pikë, PD e ka vënë në program të saj, ashtu siç ka vënë në program edhe përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël. Ne do të rrisim kreditet, duke shkatëruar monopolet. Do të presim çdo lidhje të politikës me biznesin”, deklaroi kreu i opozitës, Sali Berisha. Në këtë mënyrë, ai ka premtuar se do të jetë vetëm kundërpërgjigja ndaj shkrimeve të pavërteta veprimi, që do të marrin demokratët. Sipas Berishës, vetëm kështu do të garantohet pavarësia dhe liria e gazetarëve në shprehjen e mendimeve të tyre.