LSI-së nuk i jepen ambientet e sallave të mbledhjeve
14/02/2005 Meta, tre takime brënda ditës
BERAT-Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i është vënë në dispozicion Pallati i Kulturës në Berat, për të zhvilluar takimin e rradhës. Ky ka qenë shkaku i vonesës së takimit mes Ilir Metës dhe elektoratit të LSI-së në këtë qytet. Megjithatë, dje, Meta ka kërkuar votën e qytetarëve të Beratit, pasi,, sipas tij, Nano dhe Berisha duhet të largohen nga politika. "Nanon dhe Berishën do ti nxjerrim në pension, unë së bashku me ju, pasi na kanë sjellë varfërinë e imponuar duke u fshehur mes sharjeve. Marrëveshjet mes tyre sjellin vetëm kriza në kurrizin tuaj, që shumë herë ju kanë kushtuar duke e vuajtur unë dhe ju së bashku", tha Meta. Sipas tij, këto dy figura kanë sjellë vetëm varfëri dhe probleme për vendin. Ndaj, ai ka kërkuar votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim duke e cilësuar si një parti që do të sjellë të ardhmen. "Ka ardhur koha për ti shporrur dhe shkëputur njëherë e përgjithmonë nga politika pasi, vetëm kanë sjellë varfëri të tejskajshme. Ndaj zgjedhjet e ardhshme nuk duhet ti gjejnë në pushtet këta, të cilët nuk kanë kurajo të ballafaqohen me elektoratin dhe me popullin e thjeshtë, duke i ndërruar kandidaturat nga njëra zonë në tjetrën, sipas qejfit. Nanos, nuk i mbetet gjë tjetër veçse në zgjedhjet e pas 5 muajve, të hidhet nga Saranda në Korfuz, dhe kjo për arsye se nuk ballafaqohet me elektoratin tepelenas, pasi për 8 vjet, nuk realizoi qoftë edhe një projekt. Qytetin e ka lënë në pikë të hallit, pasi nga varfëria nuk kanë të paguajnë asnjë taksë, të cilat Nano, nga dita në ditë, po i shton njëra pas tjetrës", tha Meta.