E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Meta-Kukan: Reforma Zgjedhore të përfundojë sa më shpejt

BRUKSEL - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet në Bruksel, ku është takuar me kreun e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan.

Diskutimet mes Metës dhe Kukan janë përqëndruar në zhvillimet politike në vend, për të cilat dy palët ndanë të njëjtin mendim se 12 rekomandimet janë prioritet dhe se reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt.

Duke kërkuar nga politika shqiptare, që të tregojë përgjegjësi kombëtare, Meta tha se Shqipëria duhet të marrë statusin kandidat këtë vit. “Këto janë momente kyçe për Shqipërinë”- tha Meta gjatë takimit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›