E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë: Pranga 45-vjeçares, godet rojen e motelit

Policia e Korçës në sajë të një pune hetimore dhe të mirëorganizuar ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetases Lindita.M, 45 vjeçe.
 

Arrestimi i kësaj shtetaseje, është bërë pasi diten e djeshme në orët e vona të natës, në afersi të qytetit të Maliqit, në ambjentet e një moteli, ka plagosur me sende të forta shtetasin me iniciale A.L, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik-Korce, me funksion roje në këtë motel.

Ndërkaq, ditën e sotme, policia ka bërë të mundur shoqërimin e 45-vjeçares në komisariatin e Korçes, ku ajo ka ngritur pretendimin se pasi kishte prenotuar qëndrimin për një natë në motel, shtetasi me inicialet A.L është perpjekur t`i hyjë në dhome dhe të abuzoje seksualisht me të.
 

Pas konfliktit të ndodhur brënda ambjenteve te motelit, të dy shtetasit kanë dalë jashtë ambienteve, aty ku ajo ka kryer këtë akt.
Kalimtarë të rastit kanë transportuar për në spitalin civil të Korçes te dëmtuarin i cili aktualisht pas mjekimit të marrë, ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
 

Vepra penale që rëndon ndaj saj, ështe ajo e "Plagosjes së rendë me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›