Berisha ne Burrel Do ndertojme rrugen e Arbrit

Kryeministri Sali Berisha në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, ishte në Burrel ku kërkoi mbështetje për kandidatin Skënder Lleshi. Ai ftoi qytetarët që të votojnë kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” dhe t’u thonë jo alternativës që ofron Edi Rama, e cila sipas tij është ajo e shpifjeve dhe e trillimeve
“Të vendosim sot shpifjet, trillimet, sharjet, t’i lëmë në rrugën e vetmisë. Të bashkohemi sot të gjithë qytetarët dhe qytetare e Burrelit, pavarësisht nga bindjeve tona, në alternativën e qytetarit. Votoni Skënder Lleshin, votoni kandidatët e alternativës për qytetarin. Ne do të ndërtojmë Matin, ne do të ndërtojmë Shqipërinë, në përputhje me ëndrrat tona, ëndrrat e burrave të mëdhenj të këtij kombi të Ismail Qemalit dhe Ahmet Zogut, ëndrrat e fëmijëve tanë”- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri foli për investimet e kryera në këtë rreth, dhe premtoi shumëfishim të tyre në infrastrukturë, shkolla kopshte, ujësjellësa e kanalizime. Ai garantoi përfundimin e rrugës së Arbrit në katër vitet që vijnë.
“Katër vitet që vijnë ne do të asfaltojmë çdo rrugë të Matit, nga qendra e Burrelit në kufi me Mirditën, me Tiranën, me Krujën. Katër vitet që vijnë do të asfaltohen rrugët e mëdha Rrëshen –Klos, Urakë-Klos, do të asfaltohet rruga Selishtë-Macukull-Muhërr, do të asfaltohet rruga Komsia- Qafë-Shtamë, do të hapet tuneli i Qafës së Murrizit dhe do të finalizohet rruga e Arbërit. Dhjetëra hidrocentrale do të ndërtohen në ujërat e rrethit tuaj”-tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha se qeveria është e vendosur për të investuar në infrastrukturë, dhe do të bëjë të mundur që të shkurtoj distancat e qyteteve të vendit më kryeqytetin.
Taulanta Boja