Ardian Lekaj: “Kur i kërkova Haan postin zv/trajnerit të kombëtares”

Leonard Karaj
I ndërgjegjshëm se tashmë Haan ka bërë zgjedhjen e tij ai shpreson edne se në një të ardhme të afërt mund të jetë në pankinën e kombëtares shqiptare. Ky është Ardian Lekaj, një teknik shqiptar i cili drejton skuadrën e Terneuzen në Kategorinë e Tretë holandeze të futbollit. Në një intervistë në versionin online për www.bndestem.nl Lekaj ka treguar detajet e bisedës që ai ka bërë me trajnerin e kombëtares shqiptare Arie Haan teksa i kërkonte që të bëhej zv/trajner i kuqezinjve. "E di që kërkesa ime si ndihmës i Haan në kombëtaren shqiptare në një farë mënyre nuk gjeti mbështetje. Por tashmë të gjithë njohin Ardian lekaj dhe postin të cilin ai aspiron për një të ardhme të afërt, kështu që kma bërë vecse se mirë që kam shprehur haptazi dëshirën time", ka thënë Lekaj. Më tej tekniku shqiptar ka treguar bisedën që ka bërë me Haan në Antverp të Belgjikës. "Kisha dëshirë të bëja dicka për kombëtaren shqiptare. Të jem i sinqertë e kam shumë përzemërt atë post. Dhe duke iu referuar trajnerëve të mëdhenj nënse nuk guxon nuk ke bërë asgjë, kështu që shkova në Antverp për të folur me Arie Haan. Fola me të për shumë gjëra duke filluar që nga kampionati evropian dhe botëror i 72-it dhe 74-ës dhe deri tëk kombëtarja shqiptare. I kërkova të isha pjesë e stafit të tij. Nuk më duket se kam bërë ndonjë gabim. Dihet që kur vet-ofrohesh rrezikon që të mos e marrësh atë që kërkon por gjithsesi unë jam i lumtur që e provova. Të paktën më vonë nuk do ti qahem vetes se përse nuk e provova një herë. Nga ana tjetër Shqipëria dhe shqiptarët njohën emrin tim", ka treguar Lekaj. Megjithëse tekniku holandez i kuqezinjve ka zgjedhur Teo De Jong dhe Frank de Bree si ndihmesa të tij, Ardian Lekaj beson se në një të ardhmen të afërt do të arrijë të jetë pjesë e stafit kuqezi. "Gjithsesi unë ende besoj. Nuk i dihet që në një të ardhme vjen telefonata e dëshiruara nga Haan dhe unë bëhem pjesë e stafit të tij. Megjithatë për momentin kam nënshkruar edhe një vit kontratë me klubin e Terneuzen. Se cfarë do të më sjellë jetë më pas nuk e di, futbolli është plot të papritura", ka përfunduar intervistën e tij për të përditshmen holandeze, Ardian Lekaj.