E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, në një rang me federata anonime

Leonard Karaj
Duam ta pranojmë apo jo, ky është fakt. Kombëtarja shqiptare pas 14 marsit (pezullimit nga FIFA) renditet në të njëjtin rang me skuadra si San Marino, Ishujt Faroe në Evropë, Sri Lanka, Bangladesh, Mongoli, Laos, Filipine në Azi, Ishujt Solomon, Fixhi, Vanuatu, Samoa, Tahiti, Tonga, Guinea e Re, në Oqeani, Mozambik, Tanzani, Guajana, Ruanda, Burkina Faso, Mauritania, Burundi, Eritrea, Madagaskar, Lesoto, Sierra Leone, Mauritius, Dxhibuti, Komoros, në Afrikë dhe Panama e Ishujt Britanikë në dy kontinentet amerikanë. Kjo për faktin se nga 207 federata anëtare të FIFA-s vetëm 65 prej tyre nuk kanë mundur të zhvillojnë qoftë edhe një ndeshje miqësore gjatë këtij muaji për arsye nga më të ndryshmet (mos impenjim i drejtuesve të federatave për të gjetur një kundështar, gjendje e mjerueshme e futbollit në vend, pezullim nga FIFA, etj).
Ndonëse drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit patën programuar së bashku me trajnerin e kombëtares dy miqësore për këtë muaj (më 21 mars ndaj Arabisë Saudite dhe më 26 mras ndaj Moldavisë) pezullimi nga FIFA dhe UEFA për një kohë të pacaktuar për shkak të konfliktit, tashmë të kthyer në banalitet total, midis MTKRS-së dhe FSHF-së bëri që tifozët kuqezinj të kënaqeshin vecse me miqësoret e elitareve dhe kundërshtarëve të kuqezinjve në Grupin 1 për kualifikimet e botërorit të 2010-ës. Kudo të martë dhe të mërkurë është luajtur futboll dhe testoheshin shumë lojtarë, por në Shqipëri ishte e kundërta, luhej debati dhe kundërshtimi, i cili ka "pjellë" edhe një faturë financiare goxha të rëndë për arkën e federatës shhiptare.
Sportdashësit shqiptarë duhet të ngushëllohen (nëse munden) vetëm me faktin se ashtu sikundër përballja Moldavi-Shqipëri e anuluar për shkak të pezullimit tonë, të mërkurën nuk janë luajtur edhe Panama-Gujana dhe Tanzani-Mozambik. Arsyeja: edhe federatat e Mozambikut dhe Panamasë janë pezulluar nga FIFA për një kohë të pacaktuar sikundër edhe Shqipëria; konflikte midis qeverisë dhe drejtuesëve të futbollit në vend.
Shtetet që nuk kanë luajtur për arsye të ndryshme gjatë këtij muaji
Shqipëria, Moldavia, Qipro, San Marino, Ishujt Faroe, Vietnam, Hong Kong, Singapor, Indonezi, Kirgistan, Taxhikistan, Jemen, Indi, Maldive, Mianmar, Palestinë, Malajzi, Sri Lanka, Bangladesh, Mongoli, Laos, Filipine, Kamboxhia, Brunei, Makau, Afganistan, Butan, Guam, Timor Lindor, Kaledonia, Ishujt Solomon, Fixhi, Vanuatu, Samoa, Tahiti, Tonga, Guinea e Re, Amerikan Samoa, Guinea, Zambia, Mozambik, Tanzani, Panama, Guajana, Zimbabve, Etiopi, Benin, Botsvana, Ruanda, Burkina Faso, Mauritania, Namibia, Kenia, Burundi, Eritrea, Cad, Madagaskar, Lesoto, Sierra Leone, Mauritius, Dxhibuti, Komoros, Ishujt Britanikë dhe Somalia
Burimi: Tirana Observer

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›