Blerim Xhemaili: Trajneri i Boltonit nuk do të me shohë sytë

RESHAT IBRAHIMI, Shkup, 27 mars - Gjatë qëndrimit të Kombëtares së shpresave të Zvicrës në Shkup, për "Lajm" ka dhënë intervistë ekskluzive shqiptari nga Tetova, Blerim Xhemaili. Ai ka folur për jetën e tij private, momentet e vështira që po kalon te FC Boltoni në Angli, angazhimi i tij me Kombëtaren zvicerane dhe humbjen e pësuar në Kumanovë nga Maqedonia.
LAJM: Keni humbur në Kumanovë, ndjehesh i dëshpëruar?
Xhemaili: Gjithsesi se ka një dozë dëshpërimi, megjithatë nuk kemi ekip shumë të mirë dhe pak a shumë pritej një gjë e tillë.
LAJM: Keni luajtur për herë të parë në Maqedoni...
Xhemaili: Po, është hera e parë dhe kjo më bën krenar. Pikërisht për këtë rast, vetëm për të qenë para publikut tim në Maqedonia, iu bashkëngjita ekipit të U-21 të Zvicrës. Jam ndierë si në shtëpinë time. Publiku brohoriste shqip, si asnjëherë më parë dhe kjo më krijoi emocione. Në fund, u mundova me dhurimin e fanellës ta përshëndes këtë gjest të madh të tyre.
LAJM: Do luani sërish me Shpresat e Zvicrës?
Xhemaili: Jo. Dua kombëtaren "A". Kësaj radhe erdha vetëm të luaja para publikut shqiptarë.
LAJM: Te Boltoni anglez, nuk po kaloni caste të mira. Cfarë është problemi?
Xhemaili: Problemi kryesor është se trajneri aktual nuk më njeh fare. Ai po angazhon në lojë vetëm ata futbollistë që i njeh mirë dhe që u beson. Mua nuk do të mi shohë sytë. Përton t'i marrë videoincizimet dhe të shohë se kush është Blerim Xhemaili. Kjo më brengos pak, por jam optimist se do të vijnë ditë të mira. Të mos isha lënduar, tani do ishte krejt më ndryshe.
LAJM: Ke menduar të largohesh nga Boltoni?
Xhemaili: Ka oferta të ndryshme, por klubi dëshiron të shohë aftësitë e mia. Ish-trajneri Sam Allardyce ka besim tek unë dhe dëshiron që Boltonit t'i tregoj se cfarë di nga loja e futbollit. Sidoqoftë gjatë afatit kalimtar të verës mundë të ndodhë ndonjë largim i mundshëm.
LAJM: Ju ka kërkuar Hertha e Berlinit. Pse nuk shkuat?
Xhemaili: Trajnerin e Herthës e kam pasur trajner edhe te FC Zurich. Ai më njeh mirë dhe ka shprehur interesim që menjëherë unë të shkoj në Berlin. Megjithatë klubi nuk më ka lejuar të largohem, duke më premtuar se do të luaj te Boltoni.
LAJM: A mundë të jeni me Kombëtaren e Zvicrës në EURO 2008?
Xhemaili: Do të jetë vështirë, pasi nuk jam duke luajtur në mënyrë aktive. Unë duhet të fokusohem të gjej vendin e titullarit në ekip.
Xhemaili fle në shpi, lojtarët në hotel
Trajneri i kombëtares së U-21 të Zvicrës e ka lejuar Blerim Xhemailin që pas ndeshjes të udhëtojë drejt shtëpisë së tij në Bogovinë të Tetovës për të parë familjen e tij. Kjo ka qenë edhe dhurata më e mirë që iu është bërë Xhemailit nga trajneri i tij pas lojës së mrekullueshme në Kumanovë. Pjesa tjetër e futbollistëve të Zvicrës ka pushur në hotelin "Aleksander Palce" duke respektuar agjendën e dhe orarin e ekspeditës helvete.
>b>Te Boltoni, nëse largohet Megson
Nëse largohet trajneri i tanishëm Gary Megson, mesfushori Blerim Xhemaili ka shanse të mbetet te Boltoni edhe nëse skuadra e tij bie nga Premier Liga, por nëse vazhdon të mbetet edhe më tutje Megson në kreun e skuadrës, atëherë gjasat për largimin e Xhemailit janë shumë të mëdha. Klube më shumë të interesuara janë nga Bundesliga gjermane.