Blater: “Viktimë jo Shqipëria, por futbolli e tifozët”

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater pohoi se institucioni i tij edhe pse nuk dëshironte të ndërmerrte masën ekstreme, pezullimin nga aktivitet ndërkombëtare, shpjegon edhe arsyet pse qeveria e futbollit botëror e ndërmori vendimin ekstrem.
Sokol Balla (Top Channel): Zoti Blater pyetja ime e parë ka të bëjë me pezullimin që ka ndërmarrë FIFA për një periudhë të pacaktuar nga aktivitet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ekipit Kombëtar dhe të klubeve shqiptare të futbollit. Mbi c'baza e keni marrë këtë vendim dhe arsyet përse?
Sep Blater (President i FIFA-s): Do të doja të përshëndesja si fillim të gjithë Shqipërinë dhe tifozët nga qendra e FIFA-së në Zyrih. Si president i Shoqatës Botrërore të Futbollit, sigurisht, që nuk jam i kënaqur nga vendimi që na u desh të merrnin në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv për të pezulluar Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo ishte një masë që ne nuk mund ta mënjanonim, por që prej një viti u përpoqëm ta evitonim këtë gjendje. Pra, të largonim ndërhyrjet e politikës. Për këtë arsye ne kishim dërguar zotin Senesh Erzhik dhe zëvendëspresidentin e UEFA-s, i cila ka ardhur dy herë (në Shqipëri) për të qetësuar gjendjen. Por, për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhi.
Zoti Blater, sigurisht që qeveria (shqiptare) mbajti një qëndrim të fortë ndaj federatës shqiptare të futbollit. Cili do të jetë reagimi i FIFA-s, hapat e mëtëjshëm që ajo do të ndërmarri dhe a ka ndonjë shpresë që të heqë pezullimin e Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare.
Dua t'iu them një princip kryesor. Ne nuk jemi asgjë, asgjë që ka lidhje me qeveritë apo me ligjet e një shteti, dhe në këtë rast, Shqipërisë. Ju mund të miratoni cdo ligj që doni për sportin, por nëse federata juaj e futbollit dëshiron të jetë pjesë e FIFA-s duhet të respektohet minimumi statuti i FIFA-s dhe kjo duhet të zbatohet edhe nga qeveria juaj.
Shqipëria nuk luajti ndeshjen me Moldavinë, dhe pas dy muajsh do të luhet edhe me Poloninë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Duke marrë këtë vendim duke pezulluar Federatën Shqiptare të Futbollit, ju nuk keni penalizuar direkt Shqipërinë, por indirekt edhe ekipin tonë kombëtar, futbollistët. Cili është reagimi juaj zoti Blater?
Unë jam i sigurt se do të jetë në të ardhmen një situatë më e mirë, pasi viktima nuk është askush tjetër por futbolli dhe ju, tifozët e futbollit. Për këtë arsye duhet të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt, që Shqipëria të luajë në fushat ndërkombëtare. Në vendin tuaj futbolli mund të luani për momentin, por jo jashtë Shqipërisë.
Marrë nga Top Channel