Vasili: Blerjet e Ramës, të dobëta
Lëvizja Socialiste për Integrim i cilëson blerje të dobëta dhe pa dinjitet anëtarësimet më të fundit në PS të anëtarëve të LSI-së. Përmes një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Petrit Vasili, ndërsa prezantoi anëtarësimet e reja në LSI-, tha se Rama po bën politikën e Berishës. Ndërkohë anëtarët e rinj të LSI-së duke folur mbi vendimin për tu bashkuar me këtë forcë politike hodhën akuza të ashpra kundrejt politikave të kreut aktual të PS-së Rama. Fenomeni i kalimit nga PS në LSI dhe anasjelltas është i pranishëm pothuajse çdo ditë për këto dy forca politike.