E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Cipa: nderkombetaret ne alarm per krimin e organizuar, qeveria hesht

Tiranë, 5 mars 14:47 NOA – Deputeti socialist Stefan Çipa tha sot në Kuvend se një shqetësim kryesor në raportet ndërkombëtare është ai i krimit të organizuar në vend, por qeveria ëshdte duke e laluar në heshtje këtë alarm.

“Problematika e shtuar dhe gjendja kritike që paraqet shtimi dhe forcimi i krimit të organizuar na shtyn t’ju drejtohemi ju se keni humbur kohën duke mos e lexuar drejt këtë shqetësim serioz”, - deklaroi Çipa.

Ai iu referua dy raporteve më të rëndësishme vjetore, atij të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar para disa ditësh, dhe progres Raportin e Komisionit Evropian i cili është në një linjë me të, duke i krahasuar me raportet e vitit 2005, kur “Berisha” mori pushtetin me moton “Tolerancë zero ndaj krimit”.

Misioni i asistencës policore të Komunitetit Europian në Shqipëri, PAMECA në raportin vjetor 2005, Për luftën kundër krimit të organizuar thekson se qeveria e mëparshme, e cila ishte në pushtet deri në shtator 2005, ndërmori masa të rëndësishme legjislative dhe institucionale.

Kurse në kontrollin e kufirit evidenton se “Përmirësimet e ndodhura në fushën e policimit të kufirit gjatë periudhës së shkuar, janë të dukshme; sidoqoftë, ka ende vend për progres të mëtejshëm.

Kurse në Raportin për vitin 2005 të Departamentit Amerikan të Shtetit “Mbi trafikimin e personave”, theksohet se “Qeveria mbeti e përkushtuar për të monitoruar dhe parandaluar trafikimin në portet kryesore të vendit dhe arriti ndalime të suksesshme.”

OSBE në raportin përmbledhës të 2008, ngre si shqetësim se “në polici ka patur shumë raste, sidomos në fushën e emërimeve dhe largimeve, ku vendimet janë marrë nga instanca të larta politike” dhe vijon:” shuma të mëdha të parave të donatorëve janë shpenzuar për të trajnuar shumë zyrtarë të policisë, vetëm për të parë më pas se si këta persona janë larguar dhe janë zëvendësuar nga njerëz të rinj.”

Kurse sipas Raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, citohet se:

      1 -Shqipëria është vend tranzit i heroinës afgane që vjen nga Azia Qendrore me destinacion Europën Perëndimore.

      2 - Kanabisi vazhdon të prodhohet në Shqipëri, për të furnizuar tregun e Europës.

       3 - Shqipëria për shkak të kufijve jo të menaxhuar mirë, mbetet vend tranzit për kalimin e drogave të tjera.

       4 -Burimi më i madh i aktiviteteve kriminale në vend janë trafikimet, korruspioni i zyrtarëve dhe mashtrimi.

        5 -Shqipëria vazhdon të jetë një burim për trafikun e qenieve njerëzore.

        6 -Portet e Shqipërisë në Adriatik dhe kufijtë porozë të vendit, së bashku me keqfinancimin, keqmenaxhimin e sigurisë së kufijve dhe kontrolleve doganore dhe një polici, jo e plotë e kthen vendin në një ndalesë atraktive për trafikantët që lëvizin ngarkesat drejt Europës Perëndimore.

        7 - Shqipëria ka një infrastrukturë të dobët policore.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›