E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria synon favorizime në prag zgjedhjesh

05/03/2009  Ulja e taksës, LSI-ja bashkon votat me PD-në

Deputetët e PS-së në Komisionin e Ligjeve kanë votuar kundër projektit të qeverisë për uljen e taksës së regjistrimit të bizneseve nga 1 % në 01 %. Sipas tyre, ndryshimi i parashikuar në ligjin “Për urbanistikën” lë dyshime për favorizimin nga Partia Demokratike të bizneseve në prag të fushatës dhe përdorimi i lekëve nga diferenca për fushatën e saj. “Ju kërkoni të ndryshoni rregullat në mes të lojës. Përpara marrjes së lejes së ndërtimit ju bëni taksën 0.1 për qind, duke u falur 0.9 %. Ju tani po u bëni një dhuratë. Jeni përpara zgjedhjeve, zotërinj. Na jepni qartësisht shpjegime. Çfarë ka ndodhur që nga 1 % e keni bërë 0.1 %?” - kërkoi sqarime deputeti i PS-së Pandeli Majko. Të njëjtat pikëpyetje ngriti edhe nënkryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj. “Duket fare qartë se është një pazar, që ju keni ndër mend për 100 arsye, arsye pazaresh, t’u jepni një shans, një 0.9 %, ta hiqni dhe ta çoni diku tjetër. Mund të jetë për ta futur në xhepat e dikujt, mund të jetë për qëllime elektorale, por në ditët që do të vijnë do të dëgjojmë ndonjë histori, një nga ato historitë që kemi dëgjuar këto kohë”, - tha ai. Projekti për uljen e taksës së bizneseve që kanë projekte në infrastrukturë, në ndërtimin e rrugëve kombëtare, aeroporteve dhe atë të energjetikës, u mbështet edhe nga LSI-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›