Anëtarësimi në NATO faktor stabiliteti në Ballkan
05/03/2009 Ministri Oketa takon gjenerallejtënant Vlastimil Piçek
“Hyrja e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan dhe Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa gjatë takimit me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Çekisë, gjenerallejtënant Vlastimil Picek. Gjithashtu Oketa shprehu besimin se mbështetja çeke ndaj Shqipërisë do të vijojë edhe për hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministri shqiptar i Mbrojtjes tha se Forcat e Armatosura të të dy vendeve kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një bashkëpunim shumë të mirë. Në këtë kuadër, Oketa përmendi bashkëpunimin në misionin mjekësor në Afganistan. “Mbështetja çeke për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka qenë në shumë fusha dhe ky anëtarësim është një arritje madhore jo vetëm e shqiptarëve, por edhe në një kontekst më të gjerë. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh janë shkëmbyer përvoja të ndërsjella në fushën e menaxhimit të personelit, legjislacionit dhe rekrutimit të ushtarit profesionist”, - tha ministri Oketa. Nga ana e tij gjenerallejtënant Picek ka konfirmuar vijimësinë e bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të dy vendeve, për më tepër edhe me pranimin në prill të këtij viti të Shqipërisë në NATO si anëtare me të drejta të plota. Më tej ai ka bërë një pasqyrë të kontributit të vendit të tij në operacionet paqeruajtëse në Afganistan e më gjerë, sidomos përmes kapaciteteve të specializuara. Lidhur me bashkëpunimin ushtarak për vitin 2009 ministri Oketa dhe gjenerali Picek u shprehën për forcimin e mëtejshëm të tij, si një faktor i rëndësishëm, që lidhet jo vetëm me nevojat mes dy vendeve tona, por duke i shërbyer kështu edhe sigurisë e bashkëpunimit në rajon e më gjerë.