Ardiana Shazivari, flutura mbretërore në ministri…
Autori i Lajmit: red.
Një ekspozitë e veçantë është çelur dje ne ambientet e MTKRS, Galeria “Ibrahim Kodra”. Piktorja Ardiana Shazivari-Kika ka befasuar me piktura, të cilat kanë për bazë motive figurale.
Kësaj here, ajo trajton nga njëra anë fluturat si motive dhe nga ana tjetër femrat që i paraqet në akt.
Flutura mbretërore në ministri…
Piktorja Shazivari-Kika i quan fluturat “flutura mbretërore” duke u bazuar në llojin e fluturave në fjalë të njohura në gjuhën angleze si “monarch butterfly” (danaus plexippus). Duke parë paraqitjen e motivit të fluturës nga ana e historisë së artit, mund të vështrojmë se paraqitja e fluturave në kultura të ndryshme u bë në përgjithësi për të trajtuar tema të ndryshme. P.sh. në kulturën kineze paraqitja e fluturës, ndër të tjera, do të thotë gëzim, apo inspirim. Duke pasur parasysh që fluturat dalin prej larvave, ato nëpër shumë paraqitje të kulturave të tjera marrin domethënien e ringjalljes apo reinkarnimit. Në kulturën e krishterë, paraqitja e fluturës kishte domethënien e ringjalljes. Shkallët e zhvillimit të saj krahasoheshin me atë të jetës, vdekjes dhe ringjalljes. Fluturat janë statike duke qenë në formë të larvës, mirëpo çlirohen pastaj nga ky mbështjellës dhe mund t i shfrytëzojnë krahët për të fluturuar.
Pavdekshmëria
Në kulturën greke paraqitja e fluturës, ndër të tjera, do të thotë pavdekshmëri, si dhe paraqitje e psikikës dhe e shpirtit simbolizohet me këtë motiv. Edhe kultura e maorëve, kulturë kjo nga e cila artistja Shazivari-Kika u inspirua gjatë vizitës së saj në Zelandën e Re, e sheh fluturën si paraqitje të shpirtit. Në veprat e piktores Shazivari-Kika, përtej asaj që njihet në literaturë të historisë së Artit për paraqitjen e fluturave, theksohet edhe fakti që ajo përmes këtij motivi paraqet gjallërinë, paraqet jetën. Kjo sidomos vërehet në veprën e saj “Flutura Mbretërore” (100x150) ku fluturat janë paraqitur pothuajse duke u munduar ta gjejnë vendin e tyre, sikur të ishin të gjalla mbi pëlhurë. Sipas piktores, paraqitja e fluturave në veprat e saj paraqet edhe vetë natyrën e femrës.
Femra nudo
Vepra në fjalë paraqet një grumbull fluturash në një sipërfaqe të rrethuar me një kornizë relativisht të theksuar, e cila është e pikturuar. Figurat e femrës nudo në pikturën në fjalë dhe fluturat që e shoqërojnë nuk e paraqesin femrën si viktimë por paraqitet si parafytyrim i bukurisë hyjnore – femrës lakuriqe me trup të zbërthyer në mënyrë gjeometrike. Femrën dhe fluturën e paraqes si imazh të figurës statike e njëkohësisht të robëruar në këmbë duke synuar të fluturojë dhe të shijojë kënaqësinë e të qenit e liruar. Pra përdor mjetin stilistik, metaforën, shprehjen etj.
Oaza e fluturave (150x200cm)
Në pikturën në fjalë është paraqitur druri me të cilin mund të personifikohet vetë njeriu. Si duket, druri gjen paqen në oazën ku i janë bashkangjitur edhe fluturat që gjithmonë synojnë të gjejnë vendin e qetësisë dhe paqes. Përmbajtja e pikturës në fjalë është trajtuar në kontrast dhe harmoni me ritmin e vijave dhe trajtës konkrete.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009