E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasikët ndërkombëtarë, në flaut dhe piano

Autori i Lajmit: red.
Ndërthurje të tingujve të pianos dhe flautit ashtu sikurse edhe të dy kulturave, asaj shqiptare dhe hungareze, do të prezantohen nesër në Akademinë e Arteve. Në sallën e koncerteve një duo shqiptaro–hungareze do të japë një koncert për piano dhe flaut. Në piano luan pianistja shqiptare Almira Emiri, kurse në flaut do të luajë flautistja hungareze Lilla Szucs. Ky koncert jepet në kuadrin e edicionit të 9-të të sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës “Klasik”. Sezonet koncertore ndërkombëtare të muzikës organizohen nga shoqata kulturore “Syri Blu dhe shoqata “Miqtë e muzikës”. Po, kush është hungarezja që vjen në Tiranë? Lilla Szücs ka lindur më 9 janar 1981 në Ajka të Hungarisë. Ajo ka filluar studimet e para të muzikës më 1988 në “Ajka State Music School”, me Maria Schiszler. Më 1989 ajo fiton 3 çmime në “Ëoodëings Competition” në Gyõr. Nga 1990 ajo kthehet dhe bëhet studente e Imre Kovács. Në moshën 14 vjeçe, më 1995, pranohet në “János Richter Music Conservatory” në Gyõr, ku mësuese ishte zonja Szõnyi Márta Pataki. Më 1992 dhe më 1994 ajo fiton 3 çmime në konkursin e të rinjve “Young Musician Festivals” në Gyõr. Në vitin 1996 ka ndjekur studimet në shkollën e muzikës “Kodály Zoltán dhe Konservatorin” në Këcskemét, ku mësuese ishte Ákos Dratsay, dhe Beáta Berényi (Muzike Dhome). Më 1997 fiton 5 çmime në Konkursin Nacional Hungarez për flaut dhe më 1999 u vlerësua me çmim të parë dhe me një çmim special në Konkursin
Internacional Sezonal për Flaut. Në vitin 2000 vazhdon studimet në fakultetin e muzikës “Music faculties of the Janus Pannonius University” në Pécs, ku mësues ishte István Barth. Nga 2001 është flautistja e “Johann Strauss Operett Ëien”e me këtë formim ka marrë pjesë në një sërë koncertesh në Evropë. Nga 2006 është Flautistja e Parë në Filarmoninë “Johann Strauss Philharmoniker” me këtë orkestër ajo ka marrë pjesë në koncerte, turne në Kinë dhe në shtete të ndryshme aziatike. Nga 2005 është studente në “Universitetin për Muzikë dhe Art në Vjenë”. Profesori i saj është Barbara Gisler-Haase. Almira Emiri ka lindur në dhjetor 1982, në Tiranë. Ajo është fëmija i dytë e Valentina dhe Shpëtim Alizot Emiri. Nga ana e së ëmës ajo është mbesa e skulptorit Fuat Dushku. Pas lindjes së saj, familja u shpërngul në Fier. Në moshën 7-vjeçare ajo filloi shkollimin e saj muzikor në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Mësuesja e saj ishte Maria Rafaeli. Për shkak të kushteve të vështira në Shqipëri asaj i duhej të praktikohej dhe të merrte mësimet në një piano të vizatuar. Në 1993 ajo performoi në koncertin e saj të parë si soliste në Pallatin e Kulturës në Fier. Në moshën 10-vjeçare ajo fitoi konkursin CICAL, të zhvilluar në Shqipëri duke fituar kështu një turne koncertesh në Itali. Ajo performoi 45 koncerte në Itali vetëm në një muaj. Që prej 1993 ajo ka luajtur shumë herë për Radiotelevizionin Shqiptar. Në moshën 11-vjeçare ajo vazhdoi studimet e saj në
Tiranë në shkollën "Kongresi i Përmetit". Profesori i saj i pianos ishte Nedi Dizdari. Ajo ishte 12 vjeç kur iku në Hungari për të vazhduar studimet për 3 vjet në shkollën e muzikës "Hermann Laszlo" në Szekesfehervar. Mësuesja e saj ishte Larisa Bornemisa. Në 1997 ajo fitoi çmimin e parë në konkursin kombëtar Hungareztepianos.
Në 1998 ajo fitoi çmimin e parë në një tjetër konkurs kombëtar hungarez për piano. Në të njëjtën periudhë kohe ajo kaloi me sukses provimin e pranimit në konservatorin e Budapestit "Bartok Bela". Në Konservator ajo studioi me prof. Mariann Abraham deri në vitin 2002. Në 2001, 2002 dhe 2003 ajo ishte e ftuar nga “Jeunesse Musicale d Albanie" të merrte pjese si soliste në disa koncerte në Akademinë e muzikës në Tiranë. Në 2002 ajo kaloi me sukses provimin e pranimit në universitetin e muzikës "Liszt Ferenc" ku ndoqi studimet me prof. Lehel Both. Gjatë studimeve të saj në universitetin "Liszt Ferenc", ajo fitoi çmimin special në konkursin ndërkombëtar "Liszt-Bartok" në 2004. Në 2006 ajo ishte e ftuar si soliste në Teatrin e Operas dhe të Baletit të Tiranës. Në të njëjtin vit ajo ishte ftuar të performonte dhe në Itali. Ajo
performoi një koncert solo në "Teatro di Marcello" në Romë, i cili korri shumë sukses. Pak javë pas koncertit në Itali, ajo fitoi çmimin special në konkursin ndërkombëtar të pianos "Johannes Brahms" që zhvillohej në Pörtschach të Austrisë. Gjatë vitit të fundit të studimeve në Budapest ajo filloi studimet për Master në universitetin e muzikës dhe arteve të
aplikuara në Grac (Austri). Në 2006 ajo u diplomua në Budapest me titullin mësuese pianoje dhe muzikante për muzikë dhome. Në Grac ajo studioi me prof. Annamaria Bodoky-Krause dhe u diplomua në 2008 si pianiste koncertesh. Në 2007 ajo ishte e ftuar në Budapest të performonte si soliste në “Pallatin e Arteve” në Pallatin Kombëtar të Muzikës “Bartok Bela”. Tani ajo studion me Henri Sigfridsson. Gjatë studimeve të saj në Grac, ajo themeloi trion e saj të quajtur “BABAMETO” më 2007. Me anë të këtij emri ajo dëshironte të ruante mbiemrin e gjyshes së saj. Mësuesi i tyre i muzikës së dhomës është pianisti i njohur dhe muzikanti i muzikës së dhomës, Chia Chou. Vitin e kaluar ajo performoi në disa koncerte si pianiste soliste dhe muzikante muzike dhome në Evropë. Ajo ka marrë pjesë në master klase të ndryshme me Alexander Satz, Dimitri Bashkirov, Rohman Imre, Rudolf Kehrer, Ludmilla Lazar, Vitaly Margulis. Që prej 2001 ajo ka marrë konsultime të shpeshta me Livia Rev në Francë.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›