Ne Kosove 8 Marsi nuk eshte feste e te gjitha grave

Tete Marsi asnjehere nuk ka qene feste per Sadete B. jeta e se ciles mori tatepjeten qe ne moshen 24 vjecare kur pas kater vjetesh martese u braktis nga bashkeshorti i pare. Por dallget e jetes do ta perplasin edhe me eger ne martesen e saj te dyte. Kam nejt te burri tri vjet me probleme e pas tri vjetesh mkane qit me fmije te vogel pa kurrnji sen me ra as mu me u vesh as me u mbath me hanger as me pi as kurgja. Na jemi marr vet por nana e tij nuk me dojke.
Ne Kosove femra me fate te tilla ka shume te cilat te braktisura nga familja e bashkeshortit dhe te padeshiruara nga familja e tyre mbesin duke u perplasur neper Qendra Sociale e Strehimore. Nderkaq rritja e numrit te problemeve shoqerore po e perhap fenomenin gjithnje e me shume thote Ahmet Fejzullahu drejtor i njeres nga tri Qendrat e Punes ne Prishtine e cila eshte nder adresat e para ku drejtohen viktimat e tilla. Papunesia neurozat presionet tensionet vuajtjet humbjet e vendeve te punes perpjekjet per ekzistence e shume arsye te tjera i sjellin ato te ne. Ndersa dera eshte e hapur per cdo pjesetar te komunitetit i cili do te paraqes7 rastin sepse ne i bejme zgjidhje edhe pse me shume veshtiresi. Por kemi organizatat joqeveritare dhe ne bashkepunim me to i zgjidhim problemet ne nje nivel te kenaqshem.
Strehimoret zgjidhje afatshkurter per problemet shumevjecare
Ne gjithe territorin e Kosoves jane 11 strehimore te njohura si Shtepi te Sigurta per integrimin e viktimave te tilla ne te cilat qendrimi me i gjate lejohet prej 6-te deri ne 12-te muaj zgjidhje kjo tejet e shkurter per problemet shumevjecare qe tashme kane leshuar rrenje. Ndersa roli i qendrave eshte sanimi i marredhenieve familjare dhe gjetja e nje zgjidhjeje te pranueshme per viktimen thote drejtori Fejzullahu sipas te cilit Problemet emotive problemet sociale problemet e konfliktit nuk zgjidhen brenda castit. Ato pas disa seancave vizitave dhe alternativave ato kthehen ne familje. Ndersa per ato qe nuk kthehen ne familje iu behet nje zgjidhje tjeter ne mjediset ku jane te mirepritura.
Viktima te llojit te tille vine nga zona te ndryshme urbane dhe rurale dhe ato me nivel te ulet arsimimi qe i druajne stigmes por edhe femra te arsimuara por te papuna te cilat varshmeria nga te tjeret i ben qe tiu nenshtrohen formave te ndryshme te presioneve dhe te dhunes. Por ka nga te dyja kategorite te cilat pas vitesh te tera martese dashur pa dashur nxirren ne rruge pa asnje burim te vetem ekzistence. Ndersa ndihma solide per nenat vetushqyese prej 55 deri ne 80 euro varesisht nga numri i femijeve nuk ploteson nevojat elementare per jete.
Vetem pese euro me shume per koke femije
Sadetja eshte shembull tipik i ketij realiteti e cila i rrit vetem te dy vajzat e saj.
Une rrnoj me 55 euro social. As nuk shkoj nfamilje as nuk mvine as nuk mndihmon kush. Rrnoj ne nje shpi me derrasa dhe vec me qeto 55 euro social pasi i ka ba Tina 6 muaj thote Sadetja.
Ndersa sipas drejtorit Fejzullahu ne Kosove mungon senzibilizimi i opinionit per problemet sociale te cilat sa me shume senzibilizohen aq me lehte tejkalohen. Ndersa hallka zingjirore per trajtimin e ketyre rasteve ngec pikerisht ne gjykata. Kisha me thane se bashkepunimi eshte ma i mire se ne tkaluaren por nuk eshte i mjaftueshem thote drejtori Fejzullahu sipas te cilit problemet e shoqerise i kane ngulfatur aq shume gjykatat kosovare saqe ato nuk jane me ne gjendje te degjojne thirrjet per te marre vendime bazuar ne rekomandimet qe vijne nga institucionet perkatese. Prandaj edhe pse pozita e femres ne Kosove eshte permiresuar dukshem dhe ajo eshte e perfaqesuar me perqindjen e garantuar neper institucione kjo kategori eshte tejet larg pozites se merituar ne familje dhe ne shoqeri.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica