E Diel, 1 Nëntor 2026

Arenc Berati dhe Ilirjan Kalemi do të drejtojnë respektivisht degën e PD-së Berat dhe atë Skrapar

Mbahen në Berat dhe Skrapar zgjedhjet për kreun e PD-së

TIRANE - Pas balotazhit për kryetarin e PD-së së Beratit, Arenc Berati fitoi dje me 216 vota, ndaj kundërshtarit të tij Shkëlqim Hysi që mori 178 vota në 397 votues me mandate.
Në punimet e konferencës së 11-të të PD-së, në rrethin e Beratit, të gjithë kandidatët janë mbledhur vetëm për të kryer procesin e votimit të shtyrë nga një javë më parë kur dy kandidatët konkurrent Hysi dhe Berati dolën në balotazh.
Të pranishëm në punimet e konferencës së 11 të PD-së së Beratit, ishin zëvendëskryeminsitri Genc Pollo, ministria e Integrimit Majlinda Bregu, deputeti i Beratit Mehmet Xheka si dhe përfaqësuesi i seksionit organizativ Albert Avdyli. Kanë qenë 397 votues me mandate të zgjedhur nga grupseksionet të cilit u janë nënshtruar votimit për të përzgjedhur një nga dy kandidatët Arenc Berati dhe Shkëlqim Hysi të mbetur në balotazh në votimet e një jave më parë.
Ndërkohë edhe në rrethin e Skraparit u zhvilluan zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë punimeve të kuvendit të 9-të të PD-së u analizua mandati i sapo lënë dhe për zgjedhjen e kreut të PD-së së këtij rrethi si dhe kryesinë e komiteti drejtues që do të drejtoj në vijim selinë blu. Në fund konferenca me votim të fshehtë zgjodhi komitetin drejtues të kësaj dege të përbëre nga 17 anëtarë që për këto karrige u futën në garë 27 konkurrues të votuar nga 116 votues. Po ashtu gjatë votimit të kandidatëve për kryetar të PD-së të degës të Skraparit u zgjodh me 59 vota Ilirjan Kalemi i cili mori mandatin e parë për të drejtuar degën e PD-së, kundrejt 5 votave që mori konkurrenti tij Shkëlqim Ismaili.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›