E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Mitrovicës protestuan sot para gjykatës në pritje të fillimit të një gjyqi nga EULEX

Në gjykatën në veri të Mitrovicës për sot paradite ishte paralajmëruar fillimi i një gjykimi nga një panel prej tre gjykatësish të EULEX-it, por gjykata është bllokuar nga protesues serbë. Sipas medias lokale, protestuesit kërkojnë që më parë të sqarohen disa çështje si, me çfarë statusi dhe me cilat ligje do të punojë gjykata apo nëse përdoret vula ku shkruhet "Republika e Kosovës". Bëhet e ditur se protesta po kalon pa incidente dhe se forcat e policisë së Kosovës, të EULEX-it dhe KFOR-it gjenden para ndërtesës së gjykatës. Sipas njoftimit të misionit EULEX, bëhet fjalë për një gjyq për një rast kriminal. Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ato të sigurisë në Komitetin e Sigurisë në Mitrovicë e vlerësuan situatën të qetë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›