E Diel, 1 Nëntor 2026

Guxholli: Ekonomia shqiptare po demostron qendrueshmëri përballë krizës botërore

Shqipëria nuk është prekur nga kriza financiare ndërkombëtare, deklaroi Suzana Guxholli, këshilltarja për ekonominë, pranë kryeministrit. Znj. Guxholli, shprehet se, "aktualisht ekonomia shqiptare ka demostruar një ekonomi të qëndrueshme dhe të shëndoshë, përballë situatës ekonomike ndërkombëtare”. Sipas saj, kjo për faktin, se ekonomia shqiptare ka qënë jashtë tregjeve ndërkombëtare, Shqipëria nuk ka banka investimesh, por vetëm banka tregtare. "Shqipëria ka një ekonomi të konsoliduar nga pikpamja makroekonomike, një inflacion të kontrolluar dhe një mekanizëm financiar, i cili tregon që po funksionon në mënyrë të shëndetshme dhe një buxhet të mirëhartuar dhe të mirëimplementuar" -thotë Guxholli. 

Sipas saj, këto konstatime janë evidentuar jo vetëm nga ekonomistët dhe qeveria shqiptare, por këto konstatime i japin edhe organizmat ndërkombëtarë. Duke u ndalur në këtë argument, znj.Guxholli shpjegon se," për hapat e ndërmarra dhe shumë të shëndeteshëm dhe të suskseshme, qeveria shqiptare ka marrë velerësime nga shumë organizma ndërkombëtar ku vlerësimi më i fundit ka ardhur dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)." 

Në këtë kuadër thekson znj.Guxholli, Shqipëria nuk është në krizë. Eshtë e vërtetë, thotë ajo se, është zhvleftësuar leku kundrejt valutave euro dhe dollar dhe kjo propagandohet nga opozita si një shenjë krize, por në fakt thotë ajo, kjo është një shenjë e shëndetit të ekonomisë shqiptare. 

"Kjo është shenjë e faktit që ekonomia shqiptare ka financa të konsoliduara dhe ka një mekanizëm që lëviz konform sistemit". Sipas saj, në kushtet kur ekonomia botërore është në krizë dhe ka efekte në ekonominë ndërkombëtare, zhvlerësimi i lekut nuk është në përmasë të madhe, por të vogël për të amortizuar situatën, "si kundër një makime që i duhet një përqasje tjetër kur ngjit një pjesë malore." 

Guxholli thekson se, ne nuk kemi asnjë shenjë të dukshme të krizës, pasi sistemi bankar është një sistem i kapitalizuar, sistem bankash tregtare të bashkuara me kapital shqiptar dhe të huaj të mbështetur mbi ekonomi reale, ku për më tepër ekonomia shqiptare nuk është bërë pjesë as e krizës së pasurive të paluajtshme, për arsye të një sistemi të fortë bankar dhe vec kësaj përqindja e interesit ka qënë konform treguesve të tregut. 

Ajo tha se,  "Pra deri tani elementët e krizës financiare apo pasurive të paluajshme nuk janë ndjerë në Shqipëri". Ndësa, "Përsa i përket eksporteve, mund të ketë një rënie dhe bëhet fjalë për industrinë me fason kryesisht , këpucë, teksil etj, të cilët mund të kenë ulje të kërkesës, por nga ana tjetër qeveria është mundur ti lehtësojë këto industri dhe të parashikojë masa mbështetëse.", tha ajo. 

Por nga ana tjetër, sipas saj, kjo krizë ndërkombëtare mundet që në vend që të ketë efekt negativ, që ne po përpiqemi ta parashikojmë, gjithmonë në kohë krize ka sektorë që në këto situata marrin zhvillim më të madh,se në kohë normale.

"Kjo për faktin- shpjegon Guxholli,- se ekonomitë e mëdha kanë filluar të marrin tkurrje të madhe dhe tentohet të transferohen aktivitetet jo pjesërisht, por plotësisht pra mund të ndodhi që industritë e këtij tipi të trasferohen dhe ka oferta të këtij lloji dhe në rast se ndodh mund të presim efekt pozitiv nga kjo krizë dhe jo negativ."

Në intervistën e saj, Guxholli, thekson se, " Pra për momentin ekonomia shqiptare nuk është në krizë, jemi të kujdesur dhe qeveria është këshilluar që të vazhdojë mbikqyrjen me përgjegjësi të të gjithë treguesve ekonomikë.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›